Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski

Postuar në 06 Janar, 2023 17:45

Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.

Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg. 

Sipas mediave gjykatësi ka refuzuar kërkesën e tij për t’i hequr prangat dhe që gjyqi të zhvillohet në gjuhën bjelloruse, një ndër gjuhët zyrtare të vendit.

Procesi zhvillohet lidhur me protestat e dy viteve më parë dhe sipas opozitarëve të Aleksander Lukashenkos në vend ka aktualisht 1500 të burgosur politikë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.