Rusia: Konventë për kompanitë e internetit. Censurë e paprecedentë në histori

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 20:09

 Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar atë që e cilëson si “Perëndimi kolektiv” për organizimin e asaj që e quan fushata më e madhe e censurës totalitare në histori.

Falë Perëndimit kolektiv ne jemi bërë dëshmitarë të aktit flagrant të censurës totalitare masive, më e madhja në histori. Segmente të tëra të hapësirës informative globale janë pastruar nga prezenca e medias ruse. Janë përdorur të gjtha format e kufizimit kundër burimeve ruse të informacionit që përfshin edhe gjigandët e IT-së. Më shumë se 40 burime mediatike ruse janë bllokuar dhe ndaluar të transmetojnë vetëm këtë vit

është shprehur zëdhënësja Maria Zakharova.

Ajo ka bërë thirrje që OKB të rimarë në shqyrtim draftin e propozuar nga Rusia për hartimin e një konvente ndërkombëtare për rregullimin e aktiviteteve të kompanive globale të internetit. Zakharova ka përcjellë idenë ruse për formulimin e normave të pranuara për të vendisur aktivitetin e gjigandëve të informatikës mbi një bazë solide të ligjit ndërkombëtar.

Kërkesa në fakt reflekton një nevojë imediate për sa kohë që sot në Perëndim përpunimi kryesor vjen nga interneti. Ishte pandemia ajo që prezantoi formën e parë të kontrollit mbi opinionin duke vendosur në mediat sociale njoftime për nevojën e vaksinimit, madje me Donald Trump, lajmet për të cilin shoqëroheshin me shënimin: “mund të jenë burime të pakonfirmuara” deri në largimin e tij për të mbërritur me luftën në Ukrainë, kur edhe lajmet nga agjencia shtetërore TASS shoqëroheshin me paralajmërimin se “ke të bësh me një burim zyrtar të qeverisë ruse”.

Episodet e tanishme me Elon Musk, i vënë në epiqendër të kritikave të kontrolluara nga subjekte të njohura, manifeston një tjetër rast për të kuptuar se ajo që quhet liri e shtypit, është në fakt Liri i Mainstream Media, që po humbet monopolin e përpunimit opinional. Është shembulli flagrant për ta parë nëtë gjithë shëmtinë e vet faktin se edhe të ashtuquajturit liberalë kanë stigmat e veta dhe madje shumë cinike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.