Milley: Po dëshmojmë ndryshimin më themelor të karakterit të luftës në historinë e njeriut

Postuar në 11 Dhjetor, 2022 16:18

Në një intervistë të një muaji më parë, Mark Milley Kreu i Shefave të Shtabeve të Ushtrisë Amerikane, ka folur për CNBC-në, për atë që ai e quan ndryshimi më i madh në karakterin e luftës në mbarë historinë e njeriut. 

Po përjetojmë një ndryshim themelor në karakterin e luftës. SHBA e di këtë, Rusia e di, Kina e di këtë. Dhe me këtë kam parasysh mënyrën si luftohet, doktrinën, mjetet, armët, teknologjia. Kemi armët e precizionit të lartë, robotika, inteligjenca artificiale. Ne jemi në mes të një procesi të një ndryshimi themlor të karajterit të luftës në historinë e njerëzimit.

Ai vend që përshtatet më shpejt, ai vend që inovohet më shumë, ai vend do të ketë një avantazh përcaktues në fillimin e një lufte, e cila dyshoj se do të ndodhë dikur, në të ardhmen e largët. Nëse ne ruajmë avantazhin, nëse ne mbetemi të fortë, nëse mbetemi numri një, kjo luftë nuk do të ndodhë. Ne duam të ruajmë rivalitetin, jo të lejojmë që ky rivalitet të shkojë në konflikt

ka thënë ai.

Ai ka përmendur rritjen ekonomike të Kinës dhe aftësinë e saj që duke nisur nga viti 1979 të shndërrohet në një fuqi realisht globale, e cila përfaqëson sot kërcënim afatgjatë për SHBA dhe për pasojë një pjese të Perëndimit. Milley ka bërë thirrje që Kongresi amerikan të vijojë të financojë ushtrinë, për shkak se diferenca teknologjike dhe inovacioni janë përcaktues më shumë se kurrë për fitoren e një lufte, e cila nëse nuk ndodh nëse kapacitetet qëndrojnë në raportet aktuale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.