Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 00:30

Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral. 

Trupa e re do të ketë të drejtë të hetojë zyrtarët publikë, verifikojë hamendësimet për korrupsion si dhe të mbajë dëgjesa publike në raste të veçanta dhe do të jetë i pavarur nga qeveria. 

Sot ne ndërmarrim një hap të rëndësishëm për rindërtimin e besimit te qeveria, institucionet publike dhe demokracia jonë. Demokracia australiane është një arritje e madhe kombëtare, por turbullirag dhe tensionet në botë na kujtojnë, disa herë brutalisht, se demokracia asnjëherë nuk duhet marrë për e mirëqenë

u shpreh para votimit Albanese. 

Përfaqësues të lartë, si Prokurori federal dhe drejtuesi i Transprency international e kanë cilësuar ligjin si reformën më të rëndësishme në 40 vjet. Modeli në fjalë është më i thjeshti në planin institucional por provon se edhe në një vend si Australia, diçka është kalbëzuar në sistem. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.