australia

Gjykata Federale Australiane urdhëron bllokimin e 127 faqeve online që shfaqin materiale të vjedhura

Postuar në 20 Gusht, 2017 17:36

127 domeine përmes të cilave transmetohen materiale filmike në internet, do të bllokohen. Pala paditëse, Foxtel, një operator legal në këtë sektor, ka fituar gjyqin federal me ISP-të australiane që mundësojnë transmetimin online të materialeve në mënyrë pirate.

Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere

Postuar në 10 Maj, 2017 15:06

Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere.

“Me mik” deri në OKB. Ndryshohet raporti për ndryshimet e klimës. Fshihet emri i Australisë “për të mos dëmtuar turizmin”

Postuar në 02 Gusht, 2016 21:03

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” raporton për një skandal në publikimin e dokumenteve zyrtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka fshirë nga një raport për ndrushimet klimaterike dhe sitet që janë trashëgimi botërore, Australinë. Sipas gazetës në një version të hershëm të raportit, hartuar nga UNESCO dhe programi i OKB-së për mjedisin, UNEP, Australia përmendej, pasi ky kontinent është i pasur me site që janë trashëgimi botërore  e që janë prekur nga ndryshimet e klimës.

Francezët e “DCNS” fitojnë kontratën më të madhe të mbrojtjes në Australi: 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve

Postuar në 26 Prill, 2016 13:59

Konsorciumi francez “DCNS” ka fituar një kontartë prej 30 - 50 miliardë dollarë për ndërtimin e 12 nëndetësve konvencionale të klasit “Barracuda”.  Kontraktor është qeveria australiane e cila përmes kryeministrit të vet, Malcolm Turnbull njoftoi lidhjen e kontratës në fjalë e cila është një fitore për francezët që u përzgjodhën në këtë garë përballë gjermanëve të “ThyssenKrupp” dhe japonezëve të “Mitsubishi-Kaëasaki”, kompani që ofronin respektivisht modelet “Type 216” dhe “Soryu”.

Subscribe to RSS - australia