Kriza, po flitet për de-industrializimin e Gjermanisë

Postuar në 11 Nëntor, 2022 13:47

Kriza e tanishme energjetike parashikohet të godasë më fort prej të gjitha vendeve, Gjermaninë. Bankat gjermane dhe ekspertët citohen për skenarë madhorë që shkojnë deri në termin De-industrializim të vendit. Për shkak të çmimeve të energjisë, pritet që ndërmarrje të mesme në Gjermani të falimentojnë, për shkak se nuk do të jenë në gjendje të përballojnë valën goditëse të tyre dhe të krijojnë aftësi për likuiditet. Industria e rëndë gjermane ka lidhje me mijëra furnitorë të vegjël në vendet fqinj, si republika Çeke apo Sllovakia, ndaj edhe goditja në Gjermani parashikohet të jetë katastrofike për mbarë Europën.

Kur ne shohim pas kësaj krize energjitike, për 10 vjet, ne mund të konsiderojmë se kjo është pikënisja e një deindustrializimi të përshpejtuar në Gjermani

citohet ekonomisti i “Deutsche Bank”, Stefan Schneider.

 

Si ilustrim për këtë që po ndodh, “Politico” sjell njoftimin e gjigandit gjerman të industrisë kimike, BASF, themeluar 157 vjet më parë, se do të “reduktojë në mënyrë permanente” operacionet në Europë. Këtu është fjala për një krizë që lidhet direkt me energjinë, pse kompani si BASF, apo edhe ato farmaceutike, janë kosnumatorë të mëdhenj të energjisë.

Problemi me deindustrializimin e një vendi si Gjermania nis e të japë simptoma të ngjashme me ekonominë amerikane, për shkak se zgjidhje operacionale dhe fianciare duket të jetë zhvendosja. Pra ndryshimi i selisë. Dhe një vendim i tillë do të çojë patjetër në probleme sociale për gjermanët, që ka pasoja të mëdha sidomos për solidaritetin atlantik, pasi në fakt, parashtrimi mediatic këtu është i deformuar: Ekonominë europiane nuk po e godet lufta në Ukrainë, por sanksionet e Amerikës ndaj Rusisë. Herët apo vonë dikush do ta shtrojë këtë si temë politike në Europë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.