Armenia shpreson për traktat paqeje me Azerbajxhanin para fundit të 2022-it

Postuar në 26 Tetor, 2022 23:51

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka deklaruar në Parlamentin e vendit të tij se ai shpreson që traktati i paqes me Azerbajxhanin për Nagorno-Karabakun të nënshkruhet para fundit të këtij viti.

Sinqerisht, dua që traktati të firmoset përpara fundit të këtij viti. Sa realiste është kjo? Do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje në këtë mënyrë: qeveria dhe unë do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet

citohet ai. 

Sipas Pashinyan procesi i delimitimit, parimet e të cilit do të ndjekin kufijtë e vitit 1991, duhet të jetë shumë realist pasi ato kufij njihen
 

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Ky eshte nje nder me te mencurit qe armenia ka nxjerre si kryeminister te pakten 30 vitet e fundit. Te gjithe te paraardhesit e tjere, e futen vendin ne cadren e Minskut, i cili pervec emrave te medhenj asgje te mire nuk i solli Armenise, pervecse e la ne varferine e 92. Si Franca, po ashtu edhe SHBA e Rusia e lane Armenine ne te njejtin stad qe e moren.
Sic u pa qarte, teoria Armene e fshehjes pas te madhit, nuk funksionon nese ai i madhi nuk ka interesa direkte. Ne kete aspekt, Azerbaixhani i varfer e humbes ne 90, sot eshte kthyer pervecse mjaft me i pasur se Armenia, por edhe me pozita shume me te shendosha e aleanca te fuqishme me aleate qe kane interesa jetike ne rajon.
Po ashtu edhe Evropa nuk eshte ne te njejtat pozita ne dyshen Armeni-Azerbaixhan. Armenia ska cti ofroje Evropes, krejt ndryshe eshte Azerbaixhani.
Nje traktat paqe per Armenine do te thote siguri ne rradhe te pare. Po ashtu mund te hape rruge shume te medha ne lidhje me tregetine ne rajon.
Pashinyan tregoi se ka zotesine qe mendjehapur te punoje ne favor te prosperitetit per shtetin e tij, pavaresisht akuzuesve nacionaliste vendas dhe ne diasporen armene qe e akuzojne per tradheti.
Nacionalizmi i theksuar e la Armenine me GDP e viteve 90 kur i gjithe rajoni u rrit.

Submitted by Aqif (not verified) on

Analize te drejte dhe reale ke shkruar z Andrea.
Armenet po te dine te luajne do te kene nje te ardhme te begate pasi koridori qe do te lidhe Nakhchivanin me Azerbaijan do te behet nje ure tregtie per te gjithe jRajonin e Kaukazit.
Kete gje ia ka premtuar Presidenti Alijev Pashinianit dhe ruseve. Pak a shume, Armenia sot eshte sikur Chechnya dikur me luften e pergjakur dhe, Putini i premtoi liri dhe begati ne kembim te Paqes ne renie ujdie. Kjo ujdi ka dhene frutet e saj qe e ka kthyer republican Cecene ne shkelqim.
Mbi te gjitha Armenia do te kete koridorin e saj qe do ta lidh me Karabakh, ne distriktin e Lachin. Armenia deri me tashti e ka izoluar veten sikur Shqiperia ne kohen e Dulles, duke degjuar dhe pritur se perrallat e Frances do te behen realitet. Nje fqinjesi e mire te jep nje paqe te lumtur me shtepi te ngrohte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.