Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze

Postuar në 19 Tetor, 2022 15:52

“Politico” raporton se presidenti francez, Emmanuel Macron po konsideorn shtyrjen e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë franceze dhe asaj gjermane, për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje të tilla si energjia dhe mbrojtja. Takimi supozohet të mbahet mes tij dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kabineteve përkatëse të mërkurën në Fontainebleau dhe aty parashikohet të firmoset një deklaratë e përbashkët për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gazeta shkruan se ky është një lajm i keq në kushtet e një krize energjetike dhe ku pritet të sqarohet se çfarë do të bëhet me ndërtimin e gazsjellësit “Midcat” që shkon nga gadishulli Iberik në Europën Veriore.

Nuk ka përparim të mjaftueshëm në çështjet në diskutim  kështu që është e mundshme që këshillit të shtyhet për të na dhënë më shumë kohë të punojmë.

Ka ndërlikime, Franca dhe Gjermania nuk dakordësohen përherë

citon “Politico” një zyrtar të qeverisë franceze.

Takimet e përbashkëta mes dy qeverive kanë nisur që nga viti 2003.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.