Parlamenti Europian miraton raportin: Hungaria nuk mund të konsiderohet më Demokraci!

Postuar në 16 Shtator, 2022 00:14

Parlamenti Europian ka miratuar të enjten më datë 15 shtator një raport përmes të cilin e shpall Hungarinë një shtet që nuk mund të konsiderohet më si demokraci. Sipas dokumentit në fjalë për shkak se vlerat europiane janë nën një kërcënim sistemik atëherë përkufizimi më i saktë është Autarki Elektorale. 

Raporti është miratuar me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime por ai nuk pritet të ketë ndonjë vlerë efektive ndëshkuese. 

Problemet kryesore që janë vënë në pah në Hungari ku dominon skenën Victor Orban janë funksionimi i sistemit zgjedhor dhe pavarësia e gjyqësorit. Në pikëpyetje janë edhe liria fetare dhe ajo akademike si dhe të drejtat e pjesës së ekspozuar të popullsisë. 

Ne ndjejmë keqardhje të madhe për mungesën e veprimit të vendosur nga ana e BE-së për rënien e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në Hungari që e kanë shndërruar Hungarinë në një regjim hibrid të autokraci elektorale 

është shprehur Gwendoline Delbos-Corfield, që drejtoi mocionin. 

 Raporti është vetëm një hap më tej në betejën mes KE-së dhe Budapestit mbi të drejtat dhe vlerat bazë në Hungari si dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga partia në pushtet “Fidesz”. Mbi këto lëvizje pritet që këtë të djelë Komisioni të ndërmarrë vendimin për shkurtim fondesh për Hungarinë, duke krijuar kështu kushtet për një tjetër zonë tampon mes Europës dhe Rusisë, megjithë objektivitetin e vërejtjeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.