Letra Macron-Scholz: Serbia, rëndësi strategjike për paqen europiane. Ju duhet të merrni vendime të vështira

Postuar në 05 Shtator, 2022 01:01

Mediat serbe dhe ato të Kosovës raportojnë për një letër të përbashkët që presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Albin Kurti përmes së cilës kërkojnë “marrjen e vendimeve të vështira”. 

Ua dërgojmë këtë letër në një moment kyç për sigurinë e kontinentit europian dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të fuqishme në mënyrë që perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe që mosmarrëveshjet aftagjata rajonale dhe dypalëshe të zgjidhen. Normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi thelbësore për Ballkanin Perëndimor.

 Ju drejtohemi si lideri i vendit tuaj për t’ju bërë thirrje të tregoni maksimumin e vendosmërisë për të marrë vendime të vështira që do të çojnë në përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se  hapat konstruktivë janë urgjentë si në planin praktik, ashtu edhe atë politik. Për këtë arsye u kemi kërkuar këshilltarëve tanë për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë Jens Pletner dhe Emanuel Bono që të japin mbështetje direkte për Miroslav Lajcak. Ne sugjerojmë që së bashku me Lajcak, këshilltarët tanë të vizitojnë Serbinë dhe Kosovën për të hulumtuar mundësitë e ecjes para me procesin sa më shpejt…

citojnë mediat letrën. 

Pas marrëveshjes për targat, duket se dy vendet kryesore të BE-së po duan të mbyllin një problem në jug të kontinentit për të patur vëmendje të plotë ndaj situatës me shumë të panjohura në Ukrainë. Në këto kushte Beogradi mund të negociojë ekonomikisht shumë mirë në këtë moment, ndërkohë që njohja e Kosovës është aktualisht në tavolinë, pasi asnjë opsion tjetër nuk mund të disktuohet aktualisht. Ajo që ka interes është paketimi i propozimit dhe fakti se çfarë do të kërkojë Serbia qoftë edhe në kontekstin e një krize energjetike shumë të madhe që po afron.

Përditësuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.