Kina përmend ushtrinë në rastin e një vizite të Pelosit në Tajvan

Postuar në 01 Gusht, 2022 13:51

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar për veprime të forta dhe efektive nëse drejtuesja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi viziton Tajvanin në kuadër të turit të vet aziatik.

Nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të shënonte një ndërhyrje të madhe në politikën e brendshme të Kinës dhe do të çojë në pasoja serioze. Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze nuk do të qëndrojë duke parë dhe pa bërë asgjë

citohet të jetë shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.

Sipas tij vizita e zyrtares amerikane do t’i jepte goditje marrëdhëneve mes SHBA dhe Kinës dhe do të destabilizonte situatën në ngushticën e Tajvanit. Pelozi është raportuar se do vizitojë Singaporin, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë, por kur është pyetur nëse do të vizitojë Taipein ka refuzuar të qartësojë nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.