Bëje ministre, kot bën zham-zham!

Postuar në 30 Korrik, 2022 18:45

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nuk ka duruar dot, as budallallëqet e superekspertëve me prompter dhe as faktin se nuk i ngjit më asgjë. Ka dalë sot në vetë të parë për spiunin I.M, duke hartuar paragrafë dhe shfajësuar se është oshënar në këtë histori, se dorë aty ka Sali Berisha, se Genta Sulën e ka njohur nga Ilir Meta e të tjera pallavra të denja vetëm për të. 

Synimi i këtij (a)politikani që nuk konkuroi njëherë të vetme pa takikardi, është i qartë në pasazhet e fundit kur shpall se do të përjashtojë nga kandidimi për deputet Ilir Metën, apo çdo I.M që i del para.

Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve '90.

Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit)

shkruan sot z. Rama. 

Neveria në këtë vend në fakt lidhet vetëm me këtë kalorës të fytyrës së vrerosur, këtë shakaxhi të çdo gjenerate, këtë gaztor të dalë boje, sepse ky sot po na thotë se pasi e bëri aleat, kryetar Kuvendi dhe President, Ilir Meta i doli spiun i Sigurimit.

Po kështu nuk dinte gjë ky as për Elvis Roshin, as për deputetë të Lezhës, ky farë leshkoje nuk ka ditur gjë as për Vangjush Dakon, as për Tom Doshin, as për një. As për Tahirin, more këtij ia hodhi edhe Ilir Beqja apo Engjell Agaçi tek inceneratorët. Lexojeni sesi e ka bërë edhe Genta Sulën drejtoreshë, në tym, në naivitet të plotë. Një tekayt që ka shumë fat. I shkreti, e ka patur mendjen të zënë duke menduar për Shqipërinë...që Do. 

Nuk i ha më kush këto. As thirrjen që i bën Kuvendit se duhet të bëjë këtë, e atë, sepse Kuvend nuk ka. Ndaj z. Rama bëje ministre Gentën e Autoritetit se nëse flet për të vërtetën, me kaq matufëri sa thua se ke qeverisur ti me gjithë këtë llagëm të arrestuarish e të rrëzuarish, vetëm të vërtetën nuk nxjerr e nuk do. Shiko se ku u kap lideri i Ballkanit, shiko sesi e kërkon qetësinë e vet: te dosjet e Sigurimit, që janë tanimë fletë të zverdhura nxënësish përpara dosjeve të vjedhjes së plaçkitjes ku z. Rama është në një varkë me I.M dhe M.I e S.T, D.Gj.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca ka qe je me nerva? Le nom. Keto qe thua nuk perbejne risi. E dime te gjithe sa urrejtje keni per shalegjatin. Sa here ben shurren ai per ju bie shi. Risia eshte qe u hap nje dosje. Nuk je kurioz ta dish ca ka mrena? Jo? Qe te dale e verteta. Qofte edhe per te provuar se sa mashtrues eshte ky piktori. Mirpo jo. Per ty risia eshte nje emer anonim. Nje fare Gerta. Edhe Enverin do ta ngeinit nga varri nese do te mundnit per te rrezuar kete gruan e bilalit a ku di un cfare epiteti tjeter do i vini. Ky quhet deshperim.

Submitted by redaksia on

Shurren mbajeni Ju per t'u pagezuar. Me gjithe cfare keni. Eshte ky qe ju pagezon juve me shurre qe e beri president e me radhe. Apo jo? 

Submitted by Anonymous (not verified) on

hahahahaha e dija qe do reagoje keshtu. Quhet deshperim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.