Marrëdhënieve greko-ruse u mungon thellësia strategjike

Postuar në 18 Korrik, 2022 15:27
Constantinos Filis - Kolegji Amerikan i Greqisë

 

Ka patur një tension të dukshëm në raportet greko-ruse qëkur Athina firmoi Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut në vitin 2018. Ndërkohë, Rusia u përshtat me faktin që Greqia i përket kampit perëndimor që me luftën e Krimesë më 2014 dhe veproi proporcionalisht. Kjo nuk do të thotë se Moska nuk është përpjekur të fitojë ndikim mes një seksioni të elitës politike greke kohë pas kohe, por nuk jam aq I sigurtë se është përpjekur ndonjëherë seriozisht të nxjerrë Greqinë nga shtegu perëndimor.

Megjithatë, Moska e ka vlerësuar një marrëdhënie me Athinën si të dobishme, pavarësisht hyrjes së Greqisë në NATO më 1952 dhe në familjen europiane 28 vjet më vonë, për shkak se e konsideronte atë një fuqi mike dhe mund të mos ketë një rol instrumental në NATO dhe vendimmarrjen e BE-së por që ishte mes shteteve anëtare që donin një marrëdhënie pune me Rusinë. Për më tepër, frustrimi dhe mërzia për mbështetjen nga Washingtoni për juntën ushtarake turke dhe pushtimin illegal të Qipros kultivoi kushtet, nëse jo për zhvendosjen dramatike drejt Bashkimit Sovjetik, të paktën për një hapje të kujdesshme së pari(nën Konstandin Karamanlis) dhe një më të guximshme më vonë(nën Andrea Papandreun).

Tërheqja e Greqisë nga komanda e NATO-s e bëri këtë zgjedhje më të lehtë, por edhe kur u rikthye në Aleancë plotësisht gjatë Luftës së Ftohtë – pasi kuptoi se Turqia konsituonte një kërcëinim direkt për sigurinë dhe sovranitetin grek dhe duke besuar se Ankaraja gëzonte favorin e veçantë të SHBA – Greqia u kthye nga Moska dhe anëtarë të tjerë të Paktit të Varshëvës si Bullgaria në mënyrë që të krijonte një kundërbalancë dhe t’u tregonte amerikanëve se nuk mund ta marrnin si të mirëqenë aleancën e Athinës.

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik krijoi një rregullim tërësisht të re në të cilin Rusia shpenzoi thuajse gjithë vitet ’90 duke u përpjekur të menaxhojë ndikimin psikologjik të një humbjeje të kësaj magnitude dhe një mjedis me fqinjë thuajse armiqësorë dhe ish-republika sovjetike, shumica e të cilave u kthyen nga Perëndimi për ndihmë kundër çdo ambicieje ekspansioniste të shfaqur nga Moska.

Si mbajtëse e presidencës së radhës të BE-së më 2003, Greqia kërkoi të promovonte bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që kundërshtimi prej saj I pushtimit të Irakut u vlerësua nga Moska. Mbështetja e presidentit rus Vladimir Putin për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan është i një filli të ngjashëm, ndonëse nën rrethana shumë të ndryshme.

Vlera e Greqisë u rrit për dy arsye. Për ta nisur, hyrja e ish-shteteve anëtare të Paktit të Varshavës dhe tri-ish republikave sovjetike në NATO dhe BE, e fuqizoi ndjeshëm qëndrimin anti-rus në të dyja institucionet, duke nxitur Moskën të nisë të kërkojë për vende që mund të kundërbalanconin këtë zhvillim kundërshtimi. Nga ana tjetër, pas krizës së parë energjetike mes Moskës dhe Kievit, kur fluksi i gazit rus në Europë u ndalua për disa ditë, Moska gjeti tek Athina një partner të besueshëm për një rrugë përqark Ukrainës dhe ta sillte gazin rus në Europë përmes një rruge alternative, jugore. Ajo në finale zgjodhi të ndërtonte dy gazsjellës, të dyja përmes Gjermanisë.

Deri pak kohë më parë, marrëdhëniet mes Athinës dhe Moskës, u acaruan për shkak të hezitimit të kuptueshëm të Rusisë për të shpëtuar Greqinë gjatë krizës së borxhit por edhe mbi kuptimin nga Rusia të angazhimeve të ndërmarra nga Athina te kreditorët e ngushtuan ndjeshëm synimin e bashkëpunimit. Por aty ku marrëdhëniet u dëmtuan keq ishte kundërshtimi nga Moska – dhe mënyra sesi zgjodhi ta shprehte atë – të marrëveshjes së emrit të vitit 2018 me Shkuptin, e udhëhqeur kryesisht nga fakti se ajo shtroi rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Invazioni rus i Ukrainës më 24 shkurt zbuloi megjithatë dy gjëra. E para është se marrëdhënieve dypalëshe u mungon lloji i thellësisë strategjike dhe kuptimi që është arritur mes Moskës dhe Ankarasë – pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre në disa fusha – dhe janë për pasojë të ekspozuara ndaj konfliktit. E dyta është se dallimet mes dy vendeve janë bërë kaq evidente, saqë është e vështirë të ndërtohet një urë mes tyre.

Rusia nga ana tjetër, beson fijet e Greqisë tërhiqen nga amerikanët dhe se edhe dëbimi i diplomatëve të vet u organizua me ndërhyrjen e SHBA për të hequr qafe zyrtarë me përvojë që supozohej se do të promovonin bashkëpunimin greko-rus. Për sa i takon Greqisë dallimi qëndron sesa sjellja e Rusisë ndaj Turqisë është shkak për alarm, siç janë shqetësimet për një përpjekje të mundshme për të ndërhyrë në punët e brendshme, që këtej edhe lëvizja për të dëbuar diplomatët rusë.

Nisur nga rrethanat, marrëdhëniet vështirë se do të shkrijnë së shpejti.

E fundit, por jo më e rëndësishmja, Rusia është e mërzitur me Qipron që është diçka që mund ta përdorë si sebep për të ndryshuar pozicionin që ka mbajtur deri më tani mbi çështjen e unifikimit. Është e rëndësishme të vihet në dukje se qëndrimi i përgjithshëm i Turqisë dhe vendimi I saj për të mos ndjekur Perëndimin në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të fundit të Ukrainës, e vendos atë më vete nga pjesa tjetër e NATO-s në sytë e Moskës. Dhe qëndrimi ambig i Ankarasë është I dobishëm për Kremlinin në shumë mënyra.

Burimi: Kathimerini

Përkthimi: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.