1.8 miliardë$ marrëveshje me sms, përgjigja e KE: Mesazhet janë fshirë

Postuar në 29 Qershor, 2022 17:13

Në vitin 2021, gazeta e njohur amerikane “The Neë York Times” publikoi disa mesazhe telefonike mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të kompanisë “Pfizer” Albert Bourla përmes të cilave u arrit një marrëveshje 1.8 miliardë dollarë për shitjen e vaksinës kundër CoVid-19. 

Lidhur me këtë çështje, Avokati i Popullit në BE ka kërkuar aksesin në bisedën e zhvilluar, kërkesë e cila ka marrë një përgjigje shumë të papritur nga zyra e von der Leyen. Sipas saj, mesazhet janë fshirë dhe nuk janë ruajtur, ndërkohë që nga hetimi i kryer rezultoi se Komisioni nuk e ka pyetur në mënyrë eksplicite për mesazhet tekst, por ka kërkuar nga kabineti kriteret e regjistrimit të brendshëm.

Jo të gjitha mesazhet tekst ruhen, por ato që janë pjesë e zbatimit të ligjit dhe që janë të rëndësishme, duhen ruajtur. Nuk është e besueshme të deklarosh të kundërtën

është shprehur përfaqësuesja e Ombudsman, Emily O’Reilly.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.