Rusia zhvillon paradën e 9 majit. Putin: Pretendimi i SHBA për veçanësi, fyerje për mbarë botën

Postuar në 09 Maj, 2022 12:38

Rusia ka zhvilluar sot paradën e vet tradicionale me rastin e fitores mbi fashizmin. Në fjalën e tij, presidenti rus, Vladimir Putin, i është përmbajtur tezës së njohur të Rusisë që nuk bën kompromis me disa vlera bazë siç janë dashuria për atdheun, besimin dhe zakonet.

Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga dashuria për vendin tonë, nga besimi, vlerat tradicionale, zakonet tona dhe respekti për popujt dhe kulturat e tjera. Sa për Perëndimin, duket se është i vendorur të fshijë këto vlera mijëra vjeçare.

Ky degradim moral ka shtruar rrugën për falsifikime cinike të historisë së Luftës së Dtë Botërore, për përpjekje për ndezjen e rusofobisë, glorifikimin e tradhtarëve, talljet e kujtesës të viktimave të tyre dhe fshirjen e trimërisë së atyre që luftuan dhe vuajtën për fitoren

ka thënë Putin.  

Sipas tij, ligjërimi i SHBA pas Luftës së Ftohtë, për të ashtuquajturin "eksepsionalizëm" është fyerje për mbarë botën por ashtu edhe për satelitët e saj që duhet të shtiren sikur nuk vënë re asgjë dhe të pranojnë githçka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.