BE-ja nuk do të financojë më autokratët. Komisioni godet Orbanin me procedurën antikorrupsion

Postuar në 02 Maj, 2022 00:32

Për herë të parë në historinë e unionit, Bashkimi Europian, përmes Komisionit të vet, ka ndërmarrë një hetim për përdorimin e fondeve të veta në Hungari, një vend anëtar me të drejta të plota. Mediat e cilësojnë këtë si një “lëvizje të paprecedentë”, që mund të çojë “në ndërprerjen e fondeve të BE-së për kryeministrin nacionalist, Viktor Orban”. 

Po sipas këtyre burimeve, procedura u vu në lëvizje pas shqetësimeve të ngritura prej kohësh për korrupsion nga aleatët e Orban dhe mënyrat sesi Budapesti zyrtar auditon dhe menaxhon miliardat e eurove që merr nga blloku. 

Ne kemi identifikuar çështje që mund të thyejnë sundimin e ligjit në Hungari dhe të ndikojnë buxhetin e BE-së. Hungaria duhet t’u përgjigjet shqetësimeve tona dhe të propozojë masa të menjëhershme rregulluese 

ka thënë zv.presidentja e Komisionit Europian, Věra Jourová.

Pika kryesore shqetësuese është prokurimi publik dhe auditimi i fondeve të BE-së. Zyrtarët e BE-së kanë vënë në dukje po ashtu mungesën e transparencës dhe hetimit të pavarur. 

Pas njoftimit zyrtar, qeveria e Hungarisë ka dy muaj kohë për t’u përgjigjur ndaj shqetësimeve dhe të sqarojë sesi mendon t’i trajtojë ato. Më pas, KE do të ketë një muaj kohë për të vlerësuar përgjigjen dhe nëse sheh se çështjet nuk janë zgjidhur atëherë mund të propozojë masa, që përfshijnë ndërprerjen e fondeve, ndonëse për këtë duhet një shumicë e cilësuar, pra 55% e vendeve anëtare. 

Procedura është një sinjal politik për disa, sinjal i faktit se BE-ja po bëhet serioze dhe po ndërpret financimin e autokratëve. Eurodeputeti gjerman, Daniel Freund, ka cilësuar pikërisht këtë gjë, duke patur parasysh se mekanizmi në veprim është certifikuar nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, pasi u kundërshtua nga Polonia dhe Hungaria.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.