Kurti: Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon referendumin për bashkimin me Shqipërinë

Postuar në 18 Prill, 2022 11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se ideja e bashkimit me Shqipërinë është në parim një element taktik politik në relacion me nevojën për të kundërpeshuar ambiciet e Serbisë e cila nuk e pranon status quonë rajonale. I pyetur drejtpërdrejt se: Projekti juaj politik është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe mosdhënia e autonomisë për serbët e Kosovës, Kurti ka dhënë këtë përgjigje:

…Ne duam bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë por jo në dëm të pakicave. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme, por jo dy kombe të ndryshëm. Problemi lind kur Beogradi sulmon dhe do të minojë shtetësinë dhe institucionet tona. Ndaj është e natyrshme për ne që të duam të jemi më të fuqishëm, sepse Serbia është shumë më e fortë sesa ne

Kurti ka shtuar se veprimet e subjektit të tij politik gjatë kohës kur ishte në opozitë, nuk kanë të bëjnë me karakterin e tij radikal, por me peshën e çështjeve të ndryshme. Ai është ndalur tek arritjet e tij si kryeministër duke vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit dhe fakti se u mandatua në emër të premtimeve për punësim dhe drejtësi. Sa i përket ideve për bashkim, kryeministri i Kosovës i është referuar një aspekti juridik të çështjes:

Ne duam të fuqizojmë vendin tonë. Referendumi për unifikimin me Shqipërinë nuk lejohet nga Kushtetuta jonë e cila u miratua ndërkombëtarisht dhe ajo është e vështirë të ndryshojë

Thënë kjo, z. Kurti ka bërë të qartë se bashkimi si tezë politike nuk është më në axhendë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.