NATO zgjerohet në veri të Europës

Postuar në 11 Prill, 2022 10:52

Suedia dhe Finlanda presin anëtarësimin në NATO këtë verë. Gazeta britanike “Times”, duke iu referuar disa zyrtarëve amerikanë, shkruan se anëtarësimi i dy vendeve në aleancë është bërë "temë diskutimesh dhe takimesh të shumta" në bisedimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s. Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën zyrtarisht në qershor, e ndjekur nga Suedia.

Diplomatët evropianë, të cituar nga gazeta, thonë se të dy vendet do të zgjerojnë aftësitë e NATO-s, veçanërisht në fushën e mbledhjes së inteligjencës dhe si pjesë e forcimit të forcave ajrore.

Pak ditë më parë, zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se ai nuk e konsideron hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO një kërcënim ekzistencial për Rusinë.

Finlanda dhe Suedia kanë filluar ta shohin si mundësi braktisjen e nautralitetit shumëvjeçar në sfondin e konfliktit Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi pak ditë më parë se aleanca e pret me kënaqësi hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në radhët e saj dhe mund t’u japë mundësinë për t'u bashkuar shpejt. Të njëjtën qasje ka konfirmuar edhe SHBA-ja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.