Arrihet marrëveshja, Libani “dorëzohet” te FMN

Postuar në 09 Prill, 2022 09:12

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka arritur një marrëveshje në parim me autoritetet libaneze për një plan ndihme prej tre miliardë dollarësh për katër vjet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat e Bejrutit. Libani prej më shumë se dy vitesh ndodhet në krizën më të rëndë financiare.

Sipas burimeve, financimi që mund t'i jepet Libanit gjenerohet nga fondi  i Ndihmës së Zgjeruar të Fondit dhe do t'i nënshtrohet miratimit nga menaxhmenti i FMN-së dhe bordi i saj i drejtorëve. “Autoritetet libaneze kanë vendosur të ndërmarrin disa reforma kyçe përpara mbledhjes së këshillit të FMN-së”, thuhet në njoftimin e FMN-së, e cila për këtë arsye i fton analistët të jenë të kujdesshëm në lidhje me disbursimin efektiv dhe afatshkurtër të kredive.

Rasti të kujton krizën e Greqisë, e cila përgjatë asaj që njihet si kriza e euros 2010-2014 mori borxh nga FMN-ja 28 miliardë euro. Kjo shumë është likujduar përfundimisht pak ditë më parë, 2 vjet para afatit të parashikuar në marrëveshjen që shpëto Greqinë nga falimenti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.