Kina paralajmëron veprime ushtarake ndaj furnizuesve me armë të Tajvanit

Postuar në 07 Prill, 2022 15:48

Kina ka paralajmëruar SHBA-të për furnizimin e Tajvanit me armë. Ministria kineze e Mbrojtjes ka deklaruar se Kina shpreh protestën e vendosur mbi këtë çështje dhe në raport me të kemi përcjellë notën tonë.

Veprime të tilla janë një dhunim  serioz i marrëveshjeve si dhe një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme punët e brendshme të Kinës

thuhet në deklaratë.  

Në vijim, ministria ka paralajmëruar veprime ushtarake përkundrejt të gjitha atyre që i cilëson si përpjekje të jashtme në mbështetje të separatistëve tajvanezë.

Ne do ta mbrojmë me vendosmëri sovranitetin tonë territorial dhe integritetin e vendit tonë

vijon deklarata.

Problemi i Tajvanit është më delikati dhe potencialisht më  shpërthyesi në raportet mes Kinës dhe SHBA, në rivalitet strategjik sidomos për rrugën kryesore tregtare të botës në Paqësor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.