Macron propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Postuar në 04 Prill, 2022 11:29

Emmanuel Macron është "pro" sanksioneve të reja të BE-së kundër Rusisë pasi qindra trupa civilësh të torturuar u gjetën në Bucha, jashtë Kievit. “Ka indikacione shumë të qarta për krime lufte” në Bucha, dhe është “pak a shumë e vërtetuar se i ka kryer ushtria ruse”. Sipas Macron, ajo që ndodhi në Bucha kërkon “masa shumë të qarta”.

Më pas do të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, "veçanërisht me Gjermaninë" në "ditët e ardhshme", shtoi ai, duke iu referuar sanksioneve individuale dhe masave për "energjine dhe naftën".

 Me "atë që po ndodh", veçanërisht "në Mariupol, tha Macron" ne duhet të dërgojmë një sinjal se po mbrojmë dinjitetin tonë kolektiv dhe vlerat tona".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.