Pandemia, minierë ari për Biontech

Postuar në 30 Mars, 2022 15:26

Nëse për botën ishte fatkeqësi, për kompanitë farmaceutike, pandemia ishte një minierë ari. Vetëm gjatë vitit 2021, Biontech raportoi fitim neto në vlerën  10.3 miliardë euro.

Kompania me bazë në Mainz, Gjermani, thotë se pjesa më e madhe e këtij fitimi është akumuluar falë Comirnaty, vaksina anti-Covid për moshat mbi 5 vjeç. Gjatë vitit të kaluar, Biontech dorëzoi 2.6 miliardë doza të kësaj vaksine.

Gjiganti gjerman i bioteknologjisë raporton shitje në vlerën 19 miliardë euro përgjatë vitit të shkuar, ndërsa pret për vitin 2022 që shitjet të shkojnë 13 deri në 17 miliardë euro.

Sipas të dhënave të kompanisë, të cilave u referohet Der Spiegel, rreth 2.6 miliardë doza të vaksinës Comirnaty u dërguan në më shumë se 165 vende dhe rajone në mbarë botën në vitin 2021. Shefi i kompanisë Ugur Sahin tha se Biontech ka pasur "ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe ekonominë globale me vaksinën e parë të miratuar, bazuar në teknologjinë tonë mRNA".

Ndërsa shefi i financës në Biontech, Jens Holstein, thekson se shitjet e vaksinave janë ndikuar ndjeshëm nga rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë.

Suksesi financiar në 2021 na lejon të bëjmë investime të rëndësishme në kërkimin dhe zhvillimin tonë në vitet në vijim.

Paratë shtesë, deri në 1.5 miliardë euro, pritet të investohen në kërkim dhe zhvillim. Sahin njoftoi se Biontech tani dëshiron të "zhvillojë me shpejtësi disa programe", duke përfshirë imunoterapitë e bazuara në mRNA dhe terapitë e qelizave. Gjithashtu, po punohet për vaksina kundër gripit dhe herpesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.