shitjet

250 milionë euro vlera e transaksioneve të pronës për vitin 2021

Postuar në 27 Prill, 2022 10:48

Revista “Monitor” raporton sot se vlera e transaksioneve për pronat gjatë vitit 2021 arrit në shifrën e 250 milonë eurove, përllogaritur kjo përmes deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Sipas revistës, TAP i arkëtuar për vitin që lamë pas ishte 26% më e lartë sesa ajo e vitit 2020, duke provuar kështu se prona dhe ndërtimi mbeten investimi kryesor në vend.

Pandemia, minierë ari për Biontech

Postuar në 30 Mars, 2022 15:26

Nëse për botën ishte fatkeqësi, për kompanitë farmaceutike, pandemia ishte një minierë ari. Vetëm gjatë vitit 2021, Biontech raportoi fitim neto në vlerën  10.3 miliardë euro.

Kompania me bazë në Mainz, Gjermani, thotë se pjesa më e madhe e këtij fitimi është akumuluar falë Comirnaty, vaksina anti-Covid për moshat mbi 5 vjeç. Gjatë vitit të kaluar, Biontech dorëzoi 2.6 miliardë doza të kësaj vaksine.

Luksi nuk njeh krizë, Ferrari shet më shumë makina se para pandemisë

Postuar në 03 Gusht, 2021 15:57

Luksi nuk njeh krizë. Dhe këtu nuk përjashtohet as kriza e pandemisë, që përfshiu botën dy vitet e fundit. Mhafton të shohësh shifrat e shitjeve që ka raportuar prodhuesi italian i makinave, Ferrari. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, Ferrari ka dorëzuar 2 685 makina, pothuajse dyfishi i makinave të dorëzuara një vit më parë.

Politika e Bashkisë për biçikleta godet biznesin e vogël në Tiranë

Postuar në 25 Maj, 2020 15:23

Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve..

Më parë makinat ndalonin blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë…

Jeff Bezos shiti 3.4 miliardë dollarë të aksioneve në Amazon pak para rënies së Covid-19

Postuar në 28 Mars, 2020 13:21

Miliona njerëz në të gjithë botën kanë humbur punën e tyre, dhe triliona dollarë janë fshirë nga vlera e tregjeve të aksioneve. Por jo të gjithë kanë humbur. Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, është 5.5bn $ më i pasur sot, se sa ishte në fillim të vitit. Pasuria e tij, e mbajtur kryesisht në aksionet në Amazon, u rrit me 3.9bn dollarë vetëm të enjten në 120bn $ - të mjaftueshme për të blerë 188,000 bare standarde ari (madje duke marrë parasysh çmimin fluturues të arit).

"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?

Postuar në 05 Mars, 2018 11:47

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.

Subscribe to RSS - shitjet