Blinken përkthen Biden: Nuk kemi strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi

Postuar në 27 Mars, 2022 14:44

Siç e dini ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi apo gjetiu

Kështu është shprehur sot sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, që ka sqaruar të sqarojë edhe njëherë se deklaratat e presidentit Joe Biden në Poloni që u shpreh literalisht se “Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Në një përpjekje që kërkon të ruajë kanalet e komunikimit me Kremlinin, Blinken ka zbuluar mungesën në fakt të një strategjie nga SHBA, e cila po mbështetet mbi politika reaktive ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë, duke imituar doktrinën e Përmbajtjes dhe Frenimit që u adoptua pas Luftës II Botërore. Sipas tij, qasja e SHBA është se Putin nuk mund të ketë pushtet të nisë luftë apo të angazhohet në agresion kundër Ukrainës apo ndaj vendeve të tjera, qasje kjo që nuk justifikohet më asgjëkundi përderisa SHBA ka regjistrua në 30 vitet e fundit një histori të tërë luftrash të njëanshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.