SHBA merr përsipër furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm

Postuar në 25 Mars, 2022 11:31

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të premten për të furnizuar Evropën me sasi të shtuar të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG), ndërsa liderët e bllokut evropian janë mbledhur në diskutime për të frenuar varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse dhe për t'u përballur me krizën energjetike.

Pakti i shpallur gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel, pason një ditë me tre samite në kryeqytetin e BE-së, ku liderët kritikuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.

Përfshirja në konflik me Ukrainën e furnizuesit kryesor evropian të gazit ka çuar në rekord çmimet tashmë të larta të energjisë dhe e ka shtyrë BE-në të zotohet për reduktimin e përdorimit të gazit rus me dy të tretat këtë vit, duke rritur importet nga vendet e tjera dhe duke rritur energjinë e rinovueshme.

"Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë dhe do të përpiqen të sigurojnë vëllime shtesë të LNG për tregun e BE-së prej të paktën 15 bcm në 2022, me rritje të pritshme në vijim," tha Shtëpia e Bardhë.

Objektivi afatgjatë do të ishte të sigurohet, të paktën deri në vitin 2030, rreth 50 miliardë metra kub (bcm) në vit LNG shtesë të SHBA-së, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sot, liderët e BE-së diskutojnë se çfarë mund të bëjnë më shumë për të frenuar faturat e larta të energjisë.

Spanja, Greqia dhe të tjerët do të mbështesin kufizimet e çmimeve të energjisë dhe ndërhyrjen në treg, ndërsa një grup që përfshin Gjermaninë dhe Holandën do të tërhiqet dhe do të kërkojë shtyrjen e këtyre lëvizjeve, citon Reuters një diplomat në Bruksel.

Ajo që i ndan vendet e BE-së në këtë moment është nëse do të vendoset një embargo e plotë ndaj energjisë ruse.

Rusia furnizon 40% të nevojave të BE-së për gaz dhe më shumë se një të katërtën e importeve të saj të naftës. Ata që varen më shumë nga kjo furnizim – veçanërisht Gjermania – hezitojnë të ndërmarrin një hap që do të kishte një ndikim të madh ekonomik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.