Deri kur do të rrimë duke parë kasaphanën në Ukrainë? Putin provoi se nuk është strateg i aftë

Postuar në 20 Mars, 2022 14:24

Deri kur Europa dhe NATO do të mbeten në pozitat e spektatorit ndaj luftës në Ukrainë? Kjo është një pyetje e natyrshme që merr në konsideratë arsyet e ekzistencës së atij që quhet Perëndim dhe mënyrën sesi është postuluar parimi funksional i sigurisë kolektive. SHBA ka bërë të qartë se NATO do të ndërhyjë kur një vend anëtar i saj të cenohet, mirëpo ky qëndrim që synon të shmangë një konflikt botëror, injoron faktin se mjedisi i sigurisë infektohet strukturalisht nga konflikte të kësaj natyre si ky në Ukrainë. Për ish-këshilltarin e Sigurisë së Presidentit amerikan, Trump, H. R McMaster, konflikti tashmë është përshkallëzuar me valën e refugjatëve që ka prekur Europën. Në pikëpamje të sigurisë, efekti është imediat.

Ju e shihni se Rusia po e trajton Detin e Zi si një liqen rus. Kjo është një situatë e rrezikshme. Pyetja është se deri në ç’shkallë NATO, BE dhe pjesa tjetër e botës thjesht do të rrijë duke parë kasaphanën në Ukrainë? Vlerësimet janë se nëse Rusia vijon me bombardimin pa dallim të qyteteve, do të ketë 1 milionë viktima dhe 10 milionë refugjatë

shprehet McMaster në një intervistë për gjermanen “Spiegel”.

Sipas tij, Perëndimi duhet të bëjë çmos që të mos lejojë që Kievi dhe Odesa të bien në duart e rusëve. Kjo mund të realizohet duke armatosur me sistemet e përshtatshme ukrainasit dhe në vlerësimin e McMaster sistemet franko-italiane Aster-30 SAMP/T janë shumë efikase për të neutralizuar sulmet ajrore ruse. Dhe kjo ndihmë nuk duhet dhënë me frikën e një Lufte III Botërore.

Gjuha e Luftës III Botërore nuk ndihmon. Ajo përforcon përpjekjen e Putin për të intimiduar dhe të përshkallëzojë luftën vete pa pasoja. Ne duhet të bëjmë të kuptojë Putinit se vringëllimi i shpatës së tij bërthamore nuk e intimidon dot NATO-n dhe Perëndimin

thotë McMaster.

Ish-këshilltari thotë se presidenti rus Putin është një njeri racional, por edhe i fiksuar me restaurimin e madhështisë së Rusisë. Sipas tij ajo që Putin po bën në Mariupol dhe Kharkiv është asgjë më shumë sesa Halep-izimi i tyre, pra shndërrimi në një tokë të djegur si Halepi në Siri. E megjithatë arma ekonomike dhe uniteti prevalon mbi zgjidhjen ushtarake, të paktën nga perspektiva perëndimore.

Kësaj radhe ka patur një zë shumë të bashkuar dhe të fuqishëm. Kur e shoh Putinin dhe mikun e tij më të mirë, presidentin kinez, Xi Jinping, mendoj se ne jemi në pikën, nëse qëndrojmë të vendosur, e fitores së Luftës së Ftohtë II

shprehet McMaster. Që shton edhe një frazë të zakonshme kur vjen pun ate vlerësimi i figurave që veprojnë përgjithësisht në varësi të koniunkturës:

Putini provoi se është në pikëpamje strategjike jokompetent

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.