Lukashenko: Zelensky duhet të zgjedhë mes marrëveshjes me Putin dhe kapitullimit  

Postuar në 18 Mars, 2022 10:55

Bjellorusia paralajmëron Ukrainën se mund të ndërmarrë nisma kundër saj.

“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsk nuk do ta lërë pa përgjigje”, tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga TASS.

Lukashenko është shprehur se, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

"Rusia i ofron Ukrainës një version absolutisht të pranueshëm të një traktati, këtë e di me siguri. Dhe është ende e mundur që tani të shihet se Ukraina dhe Rusia bien dakord dhe Zelensky të nënshkruajë këtë traktat me Putin", tha udhëheqësi bjellorus.

“Nëse Zelensky refuzon ta bëjë këtë, atëherë, më besoni, ai do të duhet të nënshkruajë një akt kapitullimi brenda një kohe të shkurtër”, citon BelTA të ketë thënë Lukashenko në intervistë.

Sipas Lukashenkos, konflikti mund të ndalet ose nga Rusia dhe Ukraina përmes një " marrëveshjeje dhe nënshkrimit të një traktati", ose nga SHBA "duke i dhënë një komandë udhëheqjes ukrainase".

"Nëse amerikanët do ta bëjnë këtë, atëherë BE-ja dhe të tjerët - do t'i bashkohen menjëherë hapit të SHBA-së dhe do të mbështesin vendimin e saj. Prandaj, ka dy forca - Rusia dhe Ukraina. Ose Amerika",  tha Lukashenko në një intervistë për TBS të Japonisë.

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

More miop,
le ta permbledhim me dy fjale situaten.
Ju po qendroni para nje Porte te madhe e po trokisni qe t`ju hapet me hir apo pa hir. Ju e dini gjysma-gjysma po ashtu se kush qendron pas saj nese ajo porte do te hapet nje dite.

Gjysma tjeter qe ju nuk ja pranoni vetes tuaj eshte Europa dhe te gjithe Vendet e civilizuara te globit qe ndajne mes tyre te njejtat vlera te qytetrimit, civilizimit, te drejtat e njeriut etj., etj... (nejse keto gjera nuk kane te bejne me ju fare)

Po ti mbedhesh te gjithe se bashku e t`ju hedhin kapelet e tyre permbi kokat tuaja ju nuk do te dilni dot me nga ai mal qe do t`ju mbuloje koke e kembe. Ata jane me shume se nje miliarde njerez qe juve po ju duken si milingona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.