Skutsky i Duma-s: Mund të firmosen disa dokumente me Ukrainën brenda disa ditëve

Postuar në 13 Mars, 2022 18:52

Rusia dhe Ukraina mund të firmosin disa dokumente të përbashkëta në ditët në vijim. Të paktën ky është mendimi i kreut të Komitetit për Çështjet me Jashtë në Duman ruse, Leonid Slutsky në një intervistë për RT.

 Nëse krahasojmë pozicionet e dy delegacioneve në bisedime që nga fillimi e deri më sot, ne do të shohim përparim të konsiderueshëm. Jam i kënaqur të them se sipas pritmërive të mia personale ky përparim mund të zhvillohet në qëndrime të përbashkëta brenda disa ditëve dhe disa dokumente mund të firmosen

ka thënë Slutsky. 

Sipas tij, nënshkrimi i dokumenteve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të lehtësonte tensionet duke shpëtuar edhe shumë jetë njerëzish. Nuk është e qartë se për çfarë e ka fjalën Slutsky, por është e qartë se arritja e marrëveshjeve të pjesshme do të stabilizonte një status quo të re në Ukrainë duke defaktorizuar natyrën eksplozive të konfliktit aktual. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.