Rusia "publikon" buletinin e parë: 498 ushtarë të vrarë, 1570 të plagosur në Ukrainë

Postuar në 03 Mars, 2022 02:11

Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se deri më tani janë vrarë 6000 ushtarë rus në luftime. Gazeta italiane “Corriere della Sera” fliste për 10 mijë ushtarë rus të vrarë, diçka që jep idenë e një situate alarmante.

Për autoritetet ruse këto shifra janë të pavërteta. Në një deklaratë të parë zyrtare për këtë çështje, Ministria ruse e Mbrojtjes, ka pranuar se janë vrarë në luftime 498 ushtarë rusë dhe 1597 janë plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë, Igor Konashenkov ka shtuar se në luftime janë vrarë 2 870 ushtarë ukrainas dhe janë plagosur 3 700 të tjera, ndërkohë që janë kapur 572 ushtarë ukrainas rob.

UNHCR ka njoftuar së fundmi se që nga nisja e luftimeve kanë verifikuar 136 civilë të vdekur, mes të cilëve 13 fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.