“Më e keqja nuk ka ardhur ende”

Postuar në 03 Mars, 2022 16:37

Presidenti francez Emmanuel Macron, vijon të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, në përpjekje për një marrëveshje që i jep fund konfliktit. Angazhimi maksimal i Macron, në një kohë që pak ditë e ndajnë Francën nga zgjedhjet presidenciale, nuk ka sjellë as sot rezultat.

Mediat franceze raportojnë për një telefonatë 90-minutëshe me homologun rus Vladimir Putin, e treta që nga pushtimi i Ukrainës. Raportohet se menjëherë pas telefonatës me Putin, Macon ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

France 24 citon një ndihmës të presidentit Macron, sipas të cilit "më e keqja nuk ka ardhur ende" në Ukrainë pasi presidenti rus Vladimir Putin është zotuar për një "luftë pa kompromis".

Në vijën e frontit, forcat ruse rritën sot presionin mbi Mariupol dhe Kharkiv pasi Kherson u bë qyteti i parë ukrainas që u vu tërësisht nën kontroll.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.