Dy “të vërteta” për inceneratorët

Postuar në 25 Shkurt, 2022 13:16

Komisioni hetimor për inceneratorët mbylli sot punën. Më shumë se tre muaj pas seancës së parë, sot u mbajt mbledhja e fundit, ndërsa raporti përfundimtar pritet të publikohet më 7 mars.

Nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, paralajmëroi se maxhoranca mund të ketë një raport të vetin në lidhje me punën e komisionit hetimor përgjatë tre muajve.

Fjalën  e fundit do ta thotë kuvendi kur do të miratojë raportin apo raportet. Nisi  me historinë e 430 milionëshit dhe shkoi si ajo historia e gjelit që bëhet gjysmagjel me 100 milionë euro.

Përgjatë tre muajve, para komisionit dolën që nga administratorët e kompanive deri te zyrtarët më të lartë të shtetit.

Lista e të pyeturve u mbyll me dëshminë mbi 8 orë të kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti kontratat koncesionare, por e distancoi veten nga çdo përgjegjësi lidhur me to.

Opozita, e cila inicioi ngritjen e komisionit, ngul këmbë në shifrën 430 milionë euro si shuma që u dha për inceneratorët. Por për maxhorancën, kjo shifër nuk i kalon 100 milionë euro.

Ndërkohë, mbetet fakt që asnjë nga inceneratorët për të cilët janë paguar dhe do të paguhen miliona euro, nuk janë funksionalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.