Shkarkimi i Metës, Kushtetueses i duhen 30 ditë kohë

Postuar në 07 Shkurt, 2022 17:16

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin përfundimtar për shkarkimin e presidentit pas 30 ditësh. “Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e tij”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

Në seancën e sotme, zoti Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Ndërkohë, pala tjetër, Kuvendi i Shqipërisë, u përfaqësua nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ky i fundit e cilësoi festë për demokracinë të gjithë procesin.

Mendoj që çdo deklaratë e imja apo e kolegëve të mi, apo çdo pale të përfshirë në proces nuk do i bën mirë një procesi që për mua është një festë për demokracinë.

Ndërkohë, Dervishaj deklaroi se Presidenti do t’i drejtohet Prokurorisë lidhur me manipulimin e provës shkresore nga Kuvendi.

U provua edhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike. Edhe se fundmi depozitoi prova shkencore të manipuluara vetëm e vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces kaq me rëndësi, imagjino çfarë mund të mendojmë si qytetarë se çfarë ndodh në organet fundore. Kështu që Presidenti ka vendosur t’i drejtohet organit të Prokurorisë, ashtu sikundër është në të drejtën e Kuvendit që të fillojë një procedurë parlamentare për këtë që thamë. Prokurorisë do t’i drejtohemi për manipulimin e provës shkresore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.