Covid-19 dhe truri/ Zbulohet një lidhje ende e paqartë me demencën

Postuar në 07 Shkurt, 2022 12:06

Disa ndryshime që ngjajnë me ato që shkakton Alzheimer janë vënë re në trurin e pacientëve që kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-it. Këto anomali lidhen me akumulimin e një proteine ​​të quajtur tau, brenda qelizave të trurit dhe sasi jonormale të proteinës beta-amiloide që grumbullohet në pllaka amiloide. Në këtë përfundim kanë arritur disa studime të kryera së fundmi.

Një prej tyre është ai i kryer në Universitetin e Kolumbias, ku dr. Andrew Marks dhe kolegët e tij studiuan trurin e 10 pacientëve me COVID-19 dhe gjetën defekte në proteinat e quajtura receptorë rianodine, që kontrollojnë kalimin e kalciumit në qeliza. Në sëmundjen e Alzheimerit, receptorët e dëmtuar të rianodinës janë të lidhur me akumulimin e protesinës tau në të ashtuquajturat gërshetime neurofibrilare. Këto rezultuan të pranishme në nivele të larta në trurin e pacientëve me COVID-19, konkludon ekipi i studiuesve në “Alzheimer & Dementia”. Në përfundime të ngjashme kanë arritur edhe ekipet të tjera kërkimore, të cilat, në pritje të rishikimit nga kolegët, janë publikuar ato në “bioRxiv” dhe “The Lancet”.

Rastet e marra në shqyrtim ishin të gjithë pacientë që kanë ndërruar jetë për shkak të formave të rënda të Covid-19. Por nëse ndryshime të ngjashme ndodhin në trurin e pacientëve me forma të lehta të Covid-it, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e "mjegullës së trurit" të lidhur me COVID-in e gjatë. Studiuesit thonë se pacientët me COVID-19 të rëndë mund të jenë më të rrezikua për të zhvilluar demencë më vonë gjatë jetës. Megjithatë, ky nuk është një konkluzion përfundimtar, pasi priten studime të tjera. Marks thotë se në lidhje me efektet afatgjata të Covid-19 nuk dihet shumë, aq më pak kur ato lidhen me trurin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.