Nuk ka qenë kurrë thjesht çështje centimetrash

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 00:52
Mark Hay

 

Bota moderne perëndimore e do të madh dhe të trashë. Përtej normave pornografike dhe glorifikimit që i ka bërë kultura pop, disa studime tregojnë se femrat që bëjnë seks me meshkuj preferojë një penis më të madh se mesatarja. Ideja se kari i madh vlerësohet më shumë është aq e rrënjosur sa disa biologë evolucionarë madje janë përpjekur të gjejnë një arsye më të thellë. Ka njëfarë bindjeje se vlera e një mashkulli mund të matet me gjatësinë dhe perimetrin e penisit të tij, çka bën që shumë meshkuj, të cilët, mesatarisht, kanë penis prej pesë deri në gjashtë inç (një inç është baras me 2.54 cm), të ndihen mjerisht keq. Këto ankthe, nga ana tjetër, nxisin industritë e suplementeve të dyshimta dhe kirurgjisë eksperimentale.

Mund të duket tronditëse kur sjell në mendje se grekët e lashtë, paraardhësit e vlerave kulturore dhe estetike perëndimore, i urrenin penisët e mëdhenj. "[Në kulturën e lashtë greke,] penisi i duhur ose i bukur është i hollë," thotë John Clarke, studiues i artit erotik. "Një njeri me organe gjenitale shumë të mëdha, veçanërisht organet gjenitale mashkullore, konsiderohet të jetë grotesk, për të qeshur." Kjo preferencë për penisët e vegjël shkon të paktën deri në shekullin e 8-të p.e.s, siç pasqyrohet në statujat e epokës, vë në dukje Timothy McNiven, profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të Ohajos, i cili ka studiuar paraqitjet antike të penisit në pjesën më të madhe të artit klasik grek dhe letërsisë.

Sipas Clarke, kjo preferencë zgjati, në një farë mase, edhe në epokën e krishterë dhe u shtri përtej Greqisë, duke prekur shumë nga historia dhe kultura perëndimore. E gjithë kjo ngre pyetjen se përse grekët e lashtë dhe të tjerët e vlerësonin penisin e vogël dhe kur dhe si hyri në “modë” penisi i madh.

Sipas historianes së artit, Ellen Oredsson, grekët e vlerësonin estetikën e penisëve modestë sepse “idealet e tyre artistike kishin të bënin me ekuilibrin; asgjë nuk duhet të jetë shumë e madhe ose jashtë ekuilibrit.” Kërkime të ngjashme për ekuilibër mund të përbëjnë tipare anatomike të tkurrura ose të zmadhuara, përfshirë penisët, edhe në tradita të tjera kulturore. Është gjithashtu e mundur, vë në dukje McNiven, që grekët mund të kenë pasqyruar një erotizëm të rrënjosur kulturalisht të moshave të reja në idealin e tyre për trupat mashkullorë. “Organet gjenitale të pazhvilluara përputhen me mungesën e qimeve në trup, në zhvillimin e tipit ideal të trupit, edhe për të rriturit,” thotë ai.

Megjithatë, interpretimi më i pranuar përgjithësisht, me të cilin pajtohet çdo historian i artit i intervistuar për këtë artikull, është se grekët e lashtë e shihnin penisin e vogël si shenjë modestie, racionaliteti dhe vetëkontrolli, të cilat ata e vlerësonin, dhe një penis të madh si shenjë e epshit, dëshirës shtazarake dhe mungesës së plotë të përmbajtjes. Ata mund ta kenë lidhur edhe me kafshët, të shtyra të ndjekin ereksionin mbi të gjitha.

Oredsson vë në dukje se disa drama athinase - argëtimi i tyre në atë kohë - tregonin qartë prerefencën për penisin e vogël, psh te "Retë" e Aristofanit dhe përdorimi i penisëve të mëdhenj e të ngritur për të qeshur te “Lisistrata”. Pra, këto vlera ka të ngjarë të kenë qenë të njohura nga shumica e grekëve gjatë shekujve dhe të pranuara si diçka më shumë se një bindje artistike apo mjet letrar.

Nuk dihet nëse grekët ishin unikë në kohën apo vendin e tyre për sa i përket preferencave të penisit. Një papirus i famshëm egjiptian paraqet në mënyrë satirike burra të shëmtuar me penisë të gjatë dhe të zbehtë, çka mund të sugjerojë një njdesi dëfrimi, por ky është një imazh i izoluar. Në pjesën më të madhe, theksoi McNiven, kulturat fqinje nuk treguan aq shumë lëkurë në artin e tyre, ose nuk folën për konceptet e tyre të një trupi ideal në tekstet që I kanë mbijetuar kohës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në kulturat e mëvonshme. Veçanërisht romakët, elitat e të cilëve morën shumë nga kultura greke në artin dhe akademikët e tyre, vazhduan të bënin statuja me penisë të vegjël. Ashtu si grekët, ata mendonin se penisët e mëdhenj ishin qesharakë. Clarke vë në dukje se romakët e donin veçanërisht perëndinë Priapus, "një dordolec, në thelb, me një falus të madh, gardian i kopshteve dhe pemishteve… [i cili] dënonte shkelësit me penetrim përmes këtij elementi qesharak".

Artistët mesjetarë gjithashtu i përdornin herë pas here penisët e mëdhenj për të personifikuar të keqen ose herezinë ose, siç besojnë disa studiues, edhe për të provokuar të qeshura. Në epokën artistike të Rilindjes dhe neoklasike, sipas Oredsson, skulptura të stilit grek me përmasa modeste vijuan të shfaqen. Dhe, siç argumenton klasicisti Kirk Ormand, është ende e mundur të gjesh lloje të atij besimi të lashtë në kulturën modern kur është fjala për të lidhur epshin impulsiv me një kar të madh në kulturën moderne, edhe nëse penisët e vegjël nuk shfaqen aq shpesh në artin tonë. (Mendoni sesi vihen në lojë njerëzit që bëjnë siç u thotë ai që kanë në pantallona, por edhe pikëpamjet raciste për burrat me ngjyrë, që në nivel stereotipi konsiderohet si “të armatosur” mirë, elementë këta të rrënjosur mirë dhe nganjëherë shumë eksplicitë në shumë moderne kultura perëndimore.)

Pra, kur u kthyen penisët e mëdhenj nga material për humor dhe kuriozitet grotesk në objet dëshire dhe admirimi? Historianët e artit dhe kritikët e kulturës kanë disa lloje spekulimesh, që nga Rilindja me gdhendjet e saj eksplicite erotike, si fillimi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë i Modi, deri te epoka moderne dhe gjithçka më e madhe, deri te pornografia e sotme hard.

Ndoshta nuk kishte asnjë ndryshim përfundimtar, sepse konceptet tona për madhësinë e penisit kanë qenë gjithmonë të lëvizshme dhe të shumëanshme. Siç thekson Joseph Slade, historian i paraqitjeve kulturore të seksit dhe seksualitetit, penisët shpesh u është veshur një vel pushteti dhe fuqie; ata veprojnë si simbole të fuqisë, pjellorisë dhe forcës. Kur janë paksa qesharakë, ata shpesh e ruajnë ende atë ndjesinë e forcës së admirueshme. "Edhe në botën greke," shtoi Ormand, "ka raste dhe situata kur përmasat e mëdha mund të kenë konotacione pozitive."

Asnjë kulturë, thonë ekspertët me të cilët kam folur, nuk duket se ka qenë e dashuruar drejtpërdrejt me penisët e vegjël sa grekët e lashtë. (Kundërshembuj në artin lindor, afrikan dhe indigjen që shfaqin organe gjenitale të dukshme ose të ekzagjeruara mund të gjenden në vepra si printimet japoneze Shunga, statujat e fertilitetit të Kongos dhe enët prej baltë të qytetërimit peruan Moche, përkatësisht.) Romakët dhe kulturat e tjera perëndimore sapo vrapuan me skulpturë greke trope, ose dicka të nënvlerësuara në të njëjtën kohë me konservatorizmin e krishterë. David M. Friedman, në vëzhgimin e tij kulturor për penisin “A ​​Mind of Its Own”, vë në dukje se gjeneralët romakë herë pas here promovonin ushtarë bazuar në madhësinë e organeve të tyre gjenitale. Në mënyrë private, disa romakë me sa duket e panë tërheqjen seksuale të një penisi të jashtëzakonshëm: «Ka disa tregues», vuri në dukje Ormand, «që kishte prostituta meshkuj në Romë që vlerësoheshin për madhësinë e organeve të tyre gjenitale

"Konceptet romake për trupit ishin të ndryshme" nga idetë greke për madhësinë, tha McNiven, "Por klasa elitare ishte aq e përfshirë me kulturën greke, sa ndryshimi nuk është shumë i dukshëm."

Qasja ndaj peisëve të mëdhenj si absurdë dhe të neveritshëm, ose të fuqishëm dhe të dëshirueshëm, brenda së njëjtës kulturë përsëritet gjatë historisë. Në mesjetë përbindëshat paraqiteshin vizualisht me organe seksuale të mëdha. Në ditët e sotme, kari i madh mund të asociohet me humorin, kërcënimin ose dëshirën, në varësi të mënyrës se si e kornizon secili/a. “Edhe sot, unë mendoj se perceptimet tona kulturore për penisin janë shumë komplekse,” tha Oredsson.

Ka të ngjarë, thotë Clarke, "që ka pasur gjithmonë individë të tërhequr nga penisi i madh, pavarësisht nga pasojat negative të prirjeve të tilla në mendimin grek dhe romak". Po kështu, pavarësisht nga ajo që mund të përpiqet të na mësojë kultura pornografike ose pop, jo të gjithë sot dëshirojnë në të vërtetë një organ gjigant. Ka shumë histori horror për dhimbjen dhe incidentet e seksit me një kar të madh. Tërheqjet aktuale të njerëzve përputhen me anatomitë e tyre unike. Dëshira është fleksibël - nuk varet nga madhësia e karit, aq sa mund të kenë frikë shumë meshkuj.

Ideja e një kari ideal ose të dëshirueshëm nga ana kulturore ka qenë gjithmonë komplekse. Ajo që zë hapësirën më kulturore ka të ngjarë të varet nga kush posedon fuqi kulturore dhe me cilat rryma mendimi janë më të fiksuar. "Kjo nuk është padyshim një rrugë lineare," shtoi Oredsson. "Nuk kishte asnjë pikë në të cilën perceptimet shoqërore mbi penisin u kthyen mbrapsht... Shumë perceptime të ndryshme kanë bashkëekzistuar gjatë historisë."

Në përgjithësi, nuk ka shumë arsye për t'u mbështetur te madhësia e penisit ose për ta glorifikuar në paraqitjet vizuale pornografike dhe pop kulturore. Këto të fundit nuk janë Unigjilli, por thjesht momente kulturore kalimtare. Pavarësisht se çfarë përmasash fshihni nën pantallona, ka momente gjatë historisë kur kari juaj konsiderohet qesharak dhe grotesk, ose i admirueshëm dhe i dëshirueshëm. Sot, gjithashtu, janë të dyja këto gjëra. Varet vetëm nga mënyra se si e shikoni. Ose e gdhend atë, për pasardhësit.

Burimi: Vice

Comments

Submitted by Emri Im (not verified) on

Te zgjedhesh te botosh nje artikull per karin, me te vetmin qellim qe te flasesh ne tre paragrafe per nje popullsi e qyteterim te zhdukur sado qe ishte "paraardhës i vlerave kulturore dhe estetike perëndimore", vetem ne kete blog kam pare. Po mja mo, jeni bere si Tema, qe jeton per nje qe shkruan Mero, e 10 te tjerat duhet ti vjedhin copy-paste. Nuk pres ta publikosh komentin, po s'kam menyre tjeter te te them c'mendoj. bye

Submitted by Emro (not verified) on

Etikën ta kishe ruajtur. Nuk ke pse përdor fjalë banale. Është botimi pare qe shoh me fjalë explicit e.
Kjo nuk ka të bëjë me temën qe ne fund te fundit është fare normale por të paktën zgjodh fjalët.
Nejse ky blog është në fund të fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.