Dy studime britanike/Omicron me rrezik më të ulët hospitalizimi sesa varianti Delta i Sars-Cov-2

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 01:43

Dy studime britanike – një nga Skocia dhe një nga Anglia – tregojnë se shkalla e hospitalizimit nga prekja e variantit Omicron të Sars-Cov-2, është më e ulët krahasuar me variantin Delta.

Po themi se ky kualifikohet si lajm i mirë, ka vëzhgime që tregojnë se statistikisht ka një rrezik të ulur për hospitalizime

është shprehur Jim McMenamin, një ndër autorët e studimt në Skoci.

Ky studim ka marrë në shqyrtim të dhënat e nëntorit dhe dhjetorit duke i grupuar si raste përkundrejt rasteve të provokuara nga Delta. Studimi anglez gjeti një rrezik 20-25 % më të ulët krahasuar me Deltan. Megjithatë kërkuesit kanë vënë në dukje se megjithë këtë lajm të mirë, infeketueshmëria e këtij varianti e bën atë të rrezikshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.