Rrjedhja e të dhënave, disa pikëpyetje mbi reagimin e Endri Fugës

Postuar në 22 Dhjetor, 2021 18:34

Në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave të pagave (në formën e një file excel me 637138 rreshta) ka reaguar në Twitter dhe Endri Fuga. Ai raporton shqetësimin e MFE mbi këtë rrjedhje të konsiderueshme të dhënash, ndoshta më e madhja e ndodhur në Shqipëri.

Fuga flet për një “analizë paraprake”, e cila sipas tij “tregon se nuk ka ndodhur një eksport databaze”.

Së pari, i duhet thënë publikut cilat janë databazat e mundshme nga ku mund të kenë rrjedhur të dhënat në fjalë, cilat institucione shtetërore i posedojnë këto databaza, dhe cilat janë palët që kanë akses? Pra, vetë MFE duhet ta japë këtë saktësim.

Së dyti, duhet saktësuar cila analizë paraprake është realizuar dhe nga kush. A kemi të bëjmë me një analizë të një eksperti të jashtëm, të stafit IT të një prej burimeve të mundshme apo të stafit IT të një prej shoqërive private që bashkëpunojnë me institucionet që mund të jenë burim i kësaj rrjedhjeje?

Së treti, nuk ka se si të mos kemi të bëjmë me një eksport, të një forme apo të një tjetre, parcial apo i plotë, në një databazë apo disa (join), sepse nuk ka asnjë skenar që 637138 rreshta të jenë shkruar me dorë. Në këtë aspekt, është i dyshimtë reagimi zyrtar, duke qenë se nuk është i plotë në informacion, dhe nuk duket i saktë në përmbajtje.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

po mor Endri tamam e ke analizen.
se perse paguesh ti 173.300 lek te reja ne muaj, per te keputur nga keto procka vetem ata qe ti japin keto lek e dine ...
po nejse kjo ehste tjeter mesele se ti vec nje spin doctor je e nuk mer vesh shume nga kjo kulture.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.