Omicron i shpëton imunitetit të Pfizer

Postuar në 08 Dhjetor, 2021 12:08

Ajo që është cilësuar deri tani si vaksina më e mirë, nuk garanton mbrojtje nga varianti Omicron. Ky i fundit mund të infektojë një person, pavarësisht se ai mund të jetë vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer. Konkluzioni ka dalë pas një studimi të kryer në Afrikën e Jugut, ku u shfaq për herë të parë varianti i ri. Rezultatet e studimit u bënë të ditura nga Alex Sigal, shefi i kërkimit në një prej laboratorëve vendas.

Studimi i bazuar në të dhënat paraprake tregoi se marrësit e dy dozave të vaksinës që kishin një infeksion të mëparshëm ia dolën të neutralizonin variantin, çka sugjeron se duhen doza përforcuese për të shmangur infeksionin. Vaksina mund të rezultojë deri në 40 herë më pak antitrupa neutralizues kundër Omicron sesa kundër variantit origjinal të Covid-19. 

Laboratori testoi gjakun e 12 personave, të cilët kishin bërë të dy dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.