Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet

Postuar në 21 Nëntor, 2021 15:14

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.

Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet

shkruan në tuiter kryeministri polak.

Vetë Lukashenko e ka pranuar se trupat e tij ushtarake po ndihmojnë emigrantët të kalojnë kufirin polak, duke zbuluar kështu se kjo është përgjigja e tij ndaj sanksioneve të vëna nga BE. Nga ana e vet, Polonia akuzon Minskun se po aplikon forma të luftës hibride jo vetëm për kanalizimin e fluksit migrator, por edhe për të destabilizuar furnizimin me gaz të Europës. Në këtë kuadër, Varshava ka ndërmarrë aksione diploatike në vendet e Balltikut, që janë një tjetër pikë kritike e sigurisë europiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.