“Qeveria që vret qentë”

Postuar në 03 Nëntor, 2021 21:28

Eurodeputeti gjerman, Martin Buschmann, ka ngritur alarmin në lidhje me mënyrën e trajtimit të qenve të rrugës në Shqipëri. “Në Shqipëri, qentë e rrugës po vriten masivisht nga qeveria”, shkruan ai, ndërsa shton se do të dorëzojë një kërkesë me shkrim në lidhje me kriteret e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Buschmann thotë se si vend kandidat, Shqipëria duhet të zbatojë rregulloret e BE-së për mbrojtjen e kafshëve. Në mënyrë të veçantë, Buschmann ndalet te Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Veliaj, për vendimin për t’i helmuar këto kafshë, në vend që t’i sterilizojë.

Trupat e tyre të pajetë më pas hidhen në vendgrumbullimin e mbeturinave. Duhet të supozojmë se mijëra qen rrugësh kanë ngordhur në këtë mënyrë mizore vitet e fundit”, citohet postimi i tij nga Euractive.

“Si do të ndikohen perspektivat e fillimit të negociatave të pranimit për Shqipërinë nga fakti se vendit i mungon çdo standard minimal në mbrojtjen e kafshëve?”

Veliaj i ka hedhur poshtë pretendimet e aktivistëve të të drejtave të kafshëve, duke thënë se kafshët janë sterilizuar dhe liruar. Megjithatë, video të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjet, të mbledhura nga gazetarë dhe aktivistë, u tregojnë punonjësit e bashkisë teksa grumbullojnë qen, kushtet në klinikën veterinare shtetërore dhe dekompozimin e kufomave në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit.

Martin Buschmann është politikan gjerman nga radhët e Partisë për Mbrojtjen e Kafshëve . Ai është anëtar i Parlamentit Evropian që nga zgjedhjet evropiane të vitit 2019.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca po thoni? Qe Veliaj ngrihet edhe shkon te vrase qente? Ju lutem thojini atij gjermanit te gjeje ndonje sebep tjeter per mosceljen e negociatave. I paskemi punet shume mire derisa ne plan te pare paskan dale te drejtat e qenve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.