Shitje e 100 000 makinave elektronike/Tesla e Elon Musk kalon vlerën e 1 trilionë$

Postuar në 26 Tetor, 2021 16:14

Kompania e Elon Musk, Tesla, ka kapërcyer në aksione vlerën e 1 trilionë dollarëve.

"Bloomberg" raporton se një ndër shkaqet për këtë rritje të menjëhershme është shitja e 100 000 makinave elektrike kompanisë “Hertz Global Holding Inc” e cila synon elektrifikimin e flotës së vet të makinave që jepen me qira.

Lajmi në vetvete paraqet interes edhe për faktin se “Hertz” ka aplikuar vitin e kaluar për falimentim për shkak të pandemisë së CoVid-19. Blerja e fundit e ka qarkulluar një shifër prej 4.2 miliardë dollarë, ndërkohë që raportohet se ky proces do të përfshijë të gjithë flotën e saj prej 500 mijë makinash.

Si pasojë e kësaj blerjeje, aksionet e “Tesla” u rritën me 13% duke e shndërruar atë në një ndër pesë kompanitë amerikane që vlen mbi 1 trilionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.