Polonia shkëputet nga TEC-et, marrëveshje të reja për kalimin te reaktorët SMR

Postuar në 26 Shtator, 2021 11:54

Gjiganti polak i bakrit KGHM nënshkroi të enjten një memorandum mirëkuptimi me amerikanen NuScale Power për zhvillimin e të paktën katër reaktorëve të vegjël bërthamorë për të fuqizuar impiantet e tij.

Reaktorët e parë të fuqisë sonë bërthamore parashikohet të nisin punën në 2029, raporton Euractive.

KGHM është një nga prodhuesit më të mëdhenj të bakrit dhe argjendit në botë dhe është konsumatori i dytë më i madh i energjisë elektrike në Poloni, vend që mbështetet te qymyri në masën më të madhe.

Projekti i dy kompanive parashikon ndërtimin e të paktën katër njësive me kapacitet 77 megavat secila, por mund të shtohen edhe njësi të tjera për një kapacitet total prej 1 gigavat.

KGHM thotë se kjo është një zgjidhje ideale fleksibël e energjisë së pastër për të ripërdorur termocentralet që tërhiqen nga qymyri si lëndë e parë dhe më e rëndësishmja, për të mbajtur dhe trajnuar fuqinë punëtore të kualifikuar të termocentraleve tashmë në vend.

Polonia varet nga qymyri për rreth 70% të prodhimit të saj të energjisë elektrike, por ka premtuar se do të mbyllë të gjitha minierat e qymyrit deri në vitin 2049 në përputhje me objektivat e neutralitetit të karbonit të Bashkimit Evropian.

Për shkak të kësaj varësie, Polonia është ndër vendet me kostot më të larta të energjisë në BE. Kjo për shkak të taksave për emetimin e karbonit, në bazë të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të bllokut.

Disa kompani polake kanë sinjalizuar interes për teknologjinë e reaktorëve të vegjël bërthamorë në muajt e fundit.

Industria globale bërthamore po përqendrohet gjithnjë e më shumë në reaktorët e vegjël modularë (SMR), duke u larguar nga strukturat më të mëdha, më të fuqishme.

Dy miliarderë polakë, Michal Solowow dhe Zygmunt Solorz, muajin e kaluar njoftuan një projekt privat për të ndërtuar katër deri në gjashtë reaktorë të vegjël bërthamorë, secili me një kapacitet prej 300 megavat.

Për të ndihmuar në këtë tranzicion energjetik, shteti polak po planifikon gjenerojë deri në 9 gigavat energji bërthamore duke përdorur reaktorë të mëdhenj dhe pritet të zgjedhë një partner të huaj në 2022.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.