PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën

Postuar në 16 Shtator, 2021 01:52

Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.

Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.

Fakti kurioz këtu është se për Berishën u investua Philip Reeker ndërkohë që thuajse në të njëjtën kohë presidenti Ilir Meta deklaronte se ambasadorja e SHBA në Tiranë, e kishte kërcënuar dhe shantazhuar me materiale kompromentuese.

Në fund kemi një lojë: amerikanë që sillen si gangsterë dhe viktimat e babëzisë në Tiranë.

Pjesë e këtij skenari manipulues të opinionit publik është edhe Sali Berisha që deklaron se Bashën amerikanët e shantazhuan se do ta shpallnin non grata.

Sot Enkelejd Aliebaj e tjerr më shumë lëmshin e budallallëkut teksa në një intervistë për “Ora News” “shpjegonte” se:

Në politikë je i detyruar që të marrësh vendime shumë të forta e të vështira, për të mbrojtur interesin më të madh.

Ne duhet të ruajmë aleancën historike me aleatin tonë strategjik që është SHBA. Prandaj kryetari i partisë nuk mund të shmanget nga vendime të tilla, të imponuara dhe të detyruara, sepse është në lojë edhe interesi i shqiptarëve. Sigurisht që është lënë e hapur edhe mundësia për ta bërë transparent atë vendim

Pra PD-ja, Lulzim Basha paska mbrojtur edhe interesin tonë! E beson kush këtë? Ka më qenie dykëmbëshe në Tokë që ta besojë një gjë të tillë?

Por edhe në qoftë kështu, PD-ja ka detyrimin të na thotë se pse SHBA kërkoi largimin imediat të Berishës? I është bërë një gjë e qartë z. Basha, apo thjesht mbi tryezë i është lënë një urdhër i padiskutueshëm pa sqarime? Do të ishte mjerim e kaluar mjerimit nëse një zyrtar amerikan nuk e sqaron kreun e një partie kryesore në Shqipëri sepse jepet ky urdhër.

Ne kemi sot një deklaratë, një akuzë ndaj ish-kryeministrit të vendit për korrupsion, korrupsion për të cilin z. Basha kërkon transparencë dhe pranon të mos dijë më shumë për këtë gjë por ta largojë një të zgjedhur vetëm e vetëm se kështu mendon dikush disa mijëra km larg. Ky vendim do të peshojë shumë në të ardhmen e PD-së që  duke pranuar të shumëzojë me zero logjikën e qëndrimeve publike, duke u mbrojtur tek absurdi i aleancës teorike me SHBA, po dëmton në themel angazhimin e saj drejt një parimi themelor si vullnetarizmi i partive dhe demokracia në to.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

Ore macok. Po pse ore mbetem te degjojme USA qe te na mbushet mendja se cfare malli eshte sali berisa?
Se nuk e ka e ka lene ne kohe e nga tirana ne cdo drejtim (sidomos drejt lalezit) copat e namit si puna e bajgave te lopes.
Amerikanet mire bene qe e hapen kete koshere grerezash (te kuptohemi dhe ata per sport e bejne aq me shume ne nje republike bananeje si shqiperia) se mender shqiptaret nuk jane as per te lidhur benevreke (nuk e kam per brekushet e rames).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.