Biden propozon samit global për pandeminë

Postuar në 09 Shtator, 2021 10:32

SHBA do të thërrasë një samit ndërkombëtar mbi pandeminë dhe vaksinimin. Samiti do të caktohet rreth takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të planifikuara për javën e 20 shtatorit dhe do të përfshijë diskutime që synojnë koordinimin më të mirë të luftës së koronavirusit në botë në një sërë fushash.

Siç raporton Politico, e cila u referohet dy burimeve pranë administratës Biden, që kanë dijeni mbi planin, ndër temat për diskutim janë mënyrat për të përmirësuar prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe rritjen e furnizimit me oksigjen për vendet në nevojë, dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin dhe zhvillimin në lidhje me Covid-19.

Presidenti Joe Biden mund ta thërrasë samitin gjatë një fjalimi të enjten mbi pandeminë dhe mënyrën si është menaxhuar ajo. Ai pritet të theksojë nevojën për një bashkëpunim më të madh global dhe punë drejt adresimit të pabarazive në vendet në zhvillim.

Administrata e Biden ka njoftuar disa vende që planifikon të propozojë konferencën, por ende nuk ka dërguar ftesa zyrtare. Mbetet e paqartë nëse SHBA do të angazhohet për të dhuruar doza vaksine jashtë vendit, megjithëse kjo mundësi ëshrë diskutuar ditët e fundit.

Shtëpia e Bardhë ka promovuar prej muajsh angazhimin e saj për t'i dhënë fund pandemisë në të gjithë globin dhe është zotuar t'i bëjë SHBA-të një "arsenal vaksinash" për botën.

Megjithatë, ekspertët globalë të shëndetit kanë kritikuar administratën se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar vendet në zhvillim të vaksinojnë me shpejtësi punonjësit e vijës së parë dhe ata më të prekshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.