Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual

Postuar në 17 Gusht, 2021 12:31

Këngëtari dhe kompozitori legjendar, si edhe fitues i Nobelit të Letërsisë në vitin 2017, Bob Dylan, është nën akuzë për përdhunimin e një minoreneje. Dylan është paditur në gjykatë për abuzim me të mitur, një ngjarje që supozohet se ka ndodhur disa dekada më parë. Sipas akuzës, ai ka droguar një dymbëdhjetë vjeçare dhe ka abuzuar me të disa herë, edhe në apartamentin e tij në Hotel Chelsea, në vitin 1965. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane.

Padia kundër yllit 81-vjeçar u paraqit në Gjykatën Supreme të Manhattan nga viktima e supozuar, një grua 68-vjeçare e identifikuar vetëm me inicialet J.C., e cila pretendon se ka pësuar efekte të përhershme emocionale dhe ka kërkuar trajtim mjekësor. Padia u ngrit në prag të afatit të përcaktuar nga një ligj i shtetit të Nju Jorkut, i cili lejon viktimat e abuzimit në fëmijëri të padisin agresorin e tyre, pavarësisht se sa të vjetra janë rastet e raportuara. Ndërkohë, kantautori i ka hedhur poshtë akuzat përmed zëdhënësit të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.