bob dylan

Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual

Postuar në 17 Gusht, 2021 12:31

Këngëtari dhe kompozitori legjendar, si edhe fitues i Nobelit të Letërsisë në vitin 2017, Bob Dylan, është nën akuzë për përdhunimin e një minoreneje. Dylan është paditur në gjykatë për abuzim me të mitur, një ngjarje që supozohet se ka ndodhur disa dekada më parë. Sipas akuzës, ai ka droguar një dymbëdhjetë vjeçare dhe ka abuzuar me të disa herë, edhe në apartamentin e tij në Hotel Chelsea, në vitin 1965. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane.

Bob Dylan shet këngët e tij për 300 milionë dollarë

Postuar në 07 Dhjetor, 2020 17:56

 Bob Dylan ia ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve Universal Music Publishing Group për një çmim që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë, raporton The Neë York Times.

Dylan ka pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha të drejtat e autorit të tij për shkrimin e këngëve gjatë gjithë karrierës së tij, dhe marrëveshja e re përfshin mbi 600 këngë. Ai ka negociuar vetë me UMPG për marrëveshjen.

Bob Dylan flet për herë të parë pas fitimit të çmimit Nobel dhe deklaron pjesëmarrjen në ceremoninë e Stokholmit

Postuar në 28 Tetor, 2016 23:59

Bob Dylan, fitues i Nobelit për letërsinë për vitin aktual, ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se do të jetë në ceremoninë e Stokholmi. Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se këngëtari amerikan ka shprehur gëzim për çmimin e madh. Dylan thotë se ka qenë e papritur marrja e çmimit, ose përzgjedhja e tij, ndonëse për disa vite ai ka qenë në listën e kandidatëve. Ky është reagimi i parë i fituesit pas shpalljes së çmimit, duke hequr kështu çdo dyshim për pranimin e tij.

Subscribe to RSS - bob dylan