Nis të gatuhet gjella mediatike e vaksinimit të fëmijëve

Postuar në 13 Gusht, 2021 01:54

Media serbe “B92” kishte sot në seksionin anglisht të vetin dy lajme për vaksinimin e fëmijëve kundër CoVid-19. Një lajm merrte shembullin e Izraelit që do të kërkojë certifikata vaksinimi për fëmijët mbi 3 vjeç, ose një test negativ. Kjo për shkak të rritjes së rasteve të reja. Izraeli është shembull për shkak se është vendi me shkallën më të lartë vaksinimi që në fillimet e pandemisë. Më tej, në Serbi, një prej anëtarëve më të njohur të Shtabit të Krizës, dr. Predrag Kon, citohet të jetë shprehur se edhe në këtë vend fëmijët duhet të vaksinohen.

Po ju them të vërtetën. Që do të thotë se prindërit zgjedhin virusin për fëmijët dhe që këtej mesazhi për vaksinën që duhet bërë – thjesht mbron kundër sëmundjes

ka thënë ai.

Teksa ka pranuar se te fëmijët e shkollave fillore sëmundja manifestohet me simptoma të lehta klinike, tek ata më të rritur, pra në adoleshencë, panorama ndryshon. Dy shembujt kanë rëndësi sepse sinjalizojnë një përafrim politikash për menaxhimin e valës së re që pritet në vjeshtë me variantin Delta dhe më tej Lamda që ka marrë tashmë pasaportizimin mediatik. Ky përafrim u vu re edhe në vitin që lamë pas dhe ne duhet të presim së shpejti që edhe në Shqipëri të dalin zëra e të flasin për vaksinimin e fëmijëve. Dikush do thotë se duhet bërë me detyrim, e dikush se duhet.

Për momentin kjo situatë ka një aspekt poizitiv: vaksina ka dhe ato janë një mundësi për atë që mendon se është e tillë. Nga ana tjetër, dyshimet sa vijnë dhe shtohen për shkak të paqartësive për vaksinat. Dhe efektet e tyre. Ndaj lajmi I ditës në javët që vijnë do të jetë pikërisht ky dhe patjetër që për aq sa kemi parë deri më tani, me gjasë ka për të qenë një ndër vendimet më të vështira dhe paradoksale. Jemi të gjithë të vaksinuar nga gjithfarë sëmundjesh dhe sot jemi në mes të një rruge që nuk dihet se ku na çon. Do uruar që të mos arrihet në marrëzi të përjashtimit të fëmijëve të pavaksinuar dhe margjinalizim të prindërve që kundërshtojnë, pasi ky nuk është debat Facebook, por diçka shumë më e rëndësishme se kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.