Davutoglu: Populli turk nuk do të lejojë luftën civile nëse Erdogan humbet pushtetin

Postuar në 29 Korrik, 2021 01:49

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka dhënë disa konsoiderata për politikën turke. Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erodgan, e megjithatë, intervista e tij mund të përshkruhet si e kujdesshme lidhur me disa aspekte të historisë së afërt politike të Turqisë. I pyetur për shkëputjen nga AKP, pra nga Erdogan, ish-kryeministri turk ka nxjerrë si shkak korrupsionin dhe pamundësinë për zbatimin e reformave.

Sot korrupsioni është më i përhapur se asnjëherë tjetër. Doja të luftoja nepotizmin, por përpjekjet e mia shkuan kot. Kur u largova, dhëndri i Erdogan u bë njeriu më i fuqishëm në sistem. Unë isha për etikë në politikë. Erdogan nuk e donte këtë

është shprehur Davutoglu.

Një tjetër arsye për fërkimit dhe ndarjen me Erdogan sipas ish-kryeministrit ka qenë efiçenca e tij.

Ai nuk pranon kënd krahas vetes. E ktheu lidershipin e partisë kundër meje

vijon Davutoglu.

Sipas tij Erdogan ndryshoi në vitin 2013 dhe jo vetëm për shkak të protestave në Gezi Park në Stamboll.

FETO po merrte përherë e më shumë pushtet dhe në mënyrë të pacipë. Dhe Erdogan po bëhej përherë e më shumë autoritarist. Si kryeministër u përpoqa ta ndreq këtë gjendje. Por isha i paaftë të realizoja çfarë doja

ka thënë ai.

Një kritikë direkte shkon për zyrtarët e partisë së Erdogan, që sipas Davutoglu edhe kanë frikë, por më tepër përfitojnë nga sistemi i ngritur.

U përpoqa ta ndryshoj partinë nga brenda. Synimi im nuk ishte asnjëherë të rrëzoja Erdoganin. Doja që ai të kishte sukses sa kohë që sjellja e tij përputhej me demokracinë. Kur ai prezantoi sistemin presidencial në vitin 2017, mendova: Jepi  një shans, ndoshta do të përmirësohet. Patëm tre takime të gjata dhe i paraqita atij tre letra me propozime për reforma...

shprehet teoricieni turk që e cilëson në intervistë grushtin e shtetit të vitit 2016, si një sulm ndaj demokracisë turke.

Davutoglu shton se që nga ai vit gjërat janë përkeqësuar dhe njerëzit duan ndryshimin, largimin e Erdogan që ka humbur lidhjen me realitetin. Ai cilëson se një pjesë e qeverisë turke funksionin si mafia çka në finale të bind se ekzekutivi aktual nuk ka kapacitetet dhe as kontaktin që të menaxhojë krizën ekonomike në Turqi. I pyetur për mundësinë e një lufte civile nëse Erdogan humbet pushtetin, Davutgolu ka thënë se:

Populli turk nuk do ta lejojë një gjë të tillë, siç nuk lejoi që komplotistët të merrnin pushtetin në vitin 2016. Si politikanë ne nuk duhet të mbjellim panik për asnjë arsye. Ne duhet ta inkurajojmë popullin…Regjimet autoritariste janë të vetmet që përfitojnë nga polarizimi. Nëse gjërat qetësohen, askush nuk do të votojë qeverinë inkompetente dhe injorante të Erdoganit…Synimi im është rikthimi i demokracisë në Turqi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ky kriminel eshte sozia e T Blair.
Ky e shkaterroi dhe e dogji Sirine ne emer te neootomanizmit te tij, urdheroi vrasjen e pilotit rus vetem pse ky I fundit shkeli hapsiren turke per me pak se 3 sec. Pra, desh e futi Turqine ne lufte me fuqine e dyte Boterore. Dhe, mbas vrasjes se pilotit nuk ishte I kenaqur por deklaroi se e njejta gje do te ndodhte perseri.......
Ky maskara u z3vendesua vetem pak muaj mbas incidentit. Sic ekam cituar edhe me pare, mos arrestimi I tij mbetet enigme .

Submitted by Osmanagiq (not verified) on

Davutoglu ishte inisiatori i kalimit te politikave turke nga "zero probleme me fshinjet" ne "Zero fqinj pa probleme". Eshte kollaj te te jetosh nen hijen e Erdoganit, pasi mund te marresh ndonje merite, po disfata i faturohet shefit gjithmone. Ky specialist i marredhenieve nderkombetare, me njohuri te thella ne historine Osmane, kishte deshiren e madhe per ta shnderruar Turqine ne nje superfuqi rajonale. Per te u tha ne 2014 nga nje specialist i politikave turke se "nese i jepet fuqi ne dore do ta ktheje permbys politiken e jashte turke, tradicionalisht te orientuar nga perendimi". Dhe Davutoglu ate beri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.