Dendias: SHBA duhet të shtojë presionin mbi Turqinë

Postuar në 09 Korrik, 2021 16:28

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, e cilëson thelbësor presionin amerikan mbi Turqinë për ta bërë atë të zbatojë ligjin ndërkombëtar.

"Megjithëse tensionet janë lehtësuar, me keqardhje them që nuk kam parë ende prova të prekshme që Turqia ka ndryshuar sjelljen dhe bindjet e saj, që të tregojë se Turqia është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të detit," tha Dendias në një konferencë në Athinë.

Dendias tha se nëse Turqia vazhdon me provokimet dhe veprimtarinë e paligjshme, Bashkimi Evropian nuk do të ketë mundësi tjetër përveç vendosjes së sanksioneve.

"Unë mendoj se kjo është bërë e qartë për palën turke", citohet ai nga Kathimerini.

I pyetur se çfarë pret nga administrata e Joe Biden, ministri i Jashtëm grek tha: "Ne duam një prani më të madhe amerikane në rajon", duke shtuar se "SHBA është i vetmi vend në botë që mund ta bindë Turqinë që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.