Mbyllet gazeta më e madhe pro demokracisë në Hong-Kong

Postuar në 24 Qershor, 2021 12:13

Gazeta më e zëshme pro demokracisë në Hong-Kong, “Apple Daily”, doli në treg këtë të martë për herë të fundit.  Tërheqja e saj nga tregu vjen pas një viti të stuhishëm, përgjatë të cilit pronari i saj dhe një pjesë e stafit u arrestuan sipas një ligji të ri të vendosur nga Pekini për sigurinë kombëtare në Hong Kong dhe për pasuritë e tij të ngrira.

Tajvani e dënoi mbylljen e gazetës, duke e cilësuar si "shtypje politike" të mediave të qytetit që drejtohet nga Kina dhe zile alarmi për lirinë e fjalës dhe medias.

Këshilli i Çështjeve të Kontinentit për politikat e Kinës në Tajvan, në një deklaratë mbi mbylljen e “Apple Daily”, tha se ndjeu "keqardhje ekstreme dhe dënoi solemnisht" faktin që media e Hong-Kongut nuk ka arritur të kryejë punën e saj për shkak të "shtypjes politike" që vjen nga ligjet kineze.

"Ky incident fatkeq jo vetëm që ka sinjalizuar për vdekjen e lirisë së shtypit, botimit dhe fjalës në Hong Kong, por gjithashtu i ka dhënë mundësi bashkësisë ndërkombëtare të shohë vetë totalitarizmin dhe autokracinë e regjimit të Partisë Komuniste", thuhet në një deklaratë të cituar nga Reuters.

Hong-Kongu është bërë një burim tjetër tensioni midis Taipeit dhe Pekinit, veçanërisht pasi Tajvani e kritikoi ligjin e ri të sigurisë që Pekini vendosi në Hong-Kong dhe filloi të mirëpresë qytetarë nga Hong-Kongu për t'u vendosur në ishullin demokratik. Kina e pretendon Tajvanin si territorin e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.