“Gladiator 2”, me shumë pikëpyetje

Postuar në 24 Qershor, 2021 11:55

Që prej vitit 2000, ku u shfaq për herë të parë, zërat për një seri të dytë të filmit “Gladiatori”, nuk janë shuar. Sukses i jashtëzakonshëm i regjisorit Ridley Scott, filmi mblodhi mbi 450 milionë dollarë nëpër kinematë e botës. Ai mori 12 nominime për Oscar, duke fituar dy të tillë: Aktori më i Mirë (Russell Croëe) dhe Fotografia më e Mirë.  Filmi rrëfen historinë e gladiatorit Maximus në përpjekjen për t’u hakmarrë ndaj perandorit sadist, Comodus, i interpretuar nga Joaquin Phoenix.

Mundësia që filmi të pasohet nga një “Gladiator 2” është diskutuar shpesh, por aktualisht duket se projekti është konkret. “Gladiator 2” do t’i besohet sërish kompanisë së prodhimit të regjisorit, Scott Free, si dhe Red Wagon dhe Parkes + MacDonald. Në një intervistë në qershor 2020 me Uproxx, producenti Douglas Wick deklaroi se shanset që “Gladiator 2” të xhirohet janë "më shumë se 50 për qind". Në mars të këtij viti, aktorja e “Gladiatorit”, Connie Nielsen konfirmoi për Collider se vazhdimi është akoma "në letër". Duket se, përkundër projekteve të tjera që i pengojnë, ekipi që qëndron pas Gladiator 2 ende po punon për ta realizuar atë. Data e lançimit nuk dihet, por e sigurt është që filmi nuk do të jetë në kinematë e botës as përgjatë vitit 2022.

Një nga sfidat më të mëdha të “Gladiator 2” është se protagonist vdes në fund të filmit. Është diskutuar disa herë rikthimi i personazhit kryesor, por projekti për “Gladiator 2” mendohet se do të ndjekë fatin e Lucius, nipit të perandorit Komodus. Pritet që aktori Kris Hemsworth të luajë rolin e djalit të Maximus, megjithatë edhe kjo mbetet në kuadrin e spekulimeve, pasi siç e dimë, i vetmi djalë i presonazhit kryesor vdes në fillim të filmit. Të gjitha këtyre u shtohet siguria deri tani e plotë se Russell Croë nuk është bisedime për rolin e tij në “Gladiator 2”.

Skenari Gladiator 2 i Craig pritet të zhvendoset mbi 20 vjet pas ngjarjeve të filmit origjinal dhe tërrëfejë historinë e Lucius, nipit të perandorit, tashmë i rritur. Lucius ishte djali i motrës së perandorit dhe është luajtur nga Spencer Treat Clark. Në atë kohë fëmijë, 20 vjet më pas ai është sërish kandidati ideal për rolin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.